Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Xhaxhallarë” të pasur përfituan organe nga “nipër” të varfër në spitalet bullgare

22:51 / June 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
salle operacion
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Bullgari janë ngritur dyshime se spitalet shtetërore janë përdorur për transplante organesh të paligjshme. Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se gjatë mandatit të kryeministrit Bojko Borisov, spitali shtetëror ka kryer transplantime organesh nga dhurues të varfër të gjallë te “xhaxhallarë” të pasur, këta të fundit të fshehur pas identiteteve të rreme. Mes përfituesve dyshohet se është edhe një zyrtar i lartë i qeverisë, i cili ka bërë transplant mëlçie, duke shmangur listën e pritjes.

Në dy vitet e fundit, 14 transplante veshkash janë kryer në spitalin shtetëror nga donatorë të gjallë. Siç raporton Euroactive, dokumentet tregojnë se të gjithë dhuruesit e veshkave janë “nipa” të varfër nga Ukraina dhe Moldavia, ndërsa përfituesit “xhaxhallarë” të pasur nga vende si Izraeli, Japonia, Omani etj. detajet u bënë publike për mediat nga ministri aktual i Shëndetësisë, Stoycho Katsarov.

Verifikimet e kryera kanë vërtetuar se shumë prej “xhaxhallarëve” të pasur që përfituan organe përmes transplantit përdornin identitete të rreme. Kjo sepse ligji nuk lejon dhurimin e organeve për persona që nuk janë rreth familjar.

Në Bullgari, dyshimet për transplante të kësaj natyre janë hedhur prej kohësh. Por, kjo është hera e parë që praktika të tilla konfirmohen nga qeveria.

Aktualisht, Bullgaria ka një qeveri tranzitore që do ta çojë atë në zgjedhjet e parakohshme të korrikut. Zgjedhjet parlamentare të mbajtura në prill nuk prodhuan një Parlament funksional dhe presidenti Rumen Radev emëroi Stefan Yanev, ish-ministër i Mbrojtjes, për të udhëhequr qeverinë kalimtare.

Qeveria e mëparshme, e udhëhequr nga Bojko Borisov, mbajti në këmbë ekonominë e Bullgarisë dhe e udhëhoqi vendin në rrugën e bashkimit me eurozonën, por është shoqëruar gjatë gjithë kohës me akuzën se nuk mundi të luftonte korrupsionin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës

13:37 / September 8, 2026

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.