Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Xheisara zbulon shtatzëninë në “Këngën Magjike”! Mëson gjininë

21:39 / December 7, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xheisara 1 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Xheisara është një ndër këngëtaret e kategorisë “New Artist” që garon në “Këngën Magjike” me “Më e fortë”. Ajo ia ka dalë të mbërrijë deri në natën finale të festivalit magjik që transmetohet në Tv Klan. Ndërsa hyn në skenën e Pallatit të Koncerteve, drejtuesi dhe producenti Ardit Gjebrea e ndal fillimisht për një bisedë. Fillimisht, ai i kërkon që të gjejë në sallë familjarët e saj dhe Xheisara dallon menjëherë nënën dhe tezet. Xheisara zbulon se nëna banon në Burrel, por i ka bërë një premtim se do të jetojë me të nëse ajo plotëson një dëshirë.

Ardit Gjebrea: Vjen shpesh mami në Tiranë?

Xheisara: Jo.

Ardit Gjebrea: Ku banon mami?

Xheisara: Mami banon në Burrel.

Ardit Gjebrea: Pse nuk vjen të banojë me ty?

Xheisara: Ka një lidhje të fortë me qytetin ku ne banojmë dhe që pas vdekjes së babit, ajo është bërë pak e pabindur dhe thotë që nuk mund ta lë…

Ardit Gjebrea: Të lë kujtimet. Megjithatë ajo të ka bërë një premtim që në rast se…

Xheisara: Ajo ka bërë një premtim shumë kohë më parë që në rast se një ditë unë do të ngelem shtatzënë, ajo do të vijë në Tiranë.

Ardit Gjebrea: Pra në momentin që ti një ditë do të krijosh familje, ajo do të vijë në Tiranë. Mendon që mami do ta mbajë fjalën?

Xheisara: Dashtë Zoti me kismet, kurdo që të ndodhë, pse jo?

Një nga asistentët drejtohet te nëna e Xheisarës dhe i lë në dorë një dhuratë. Ajo e hap dhe dallohen një palë këpucë të vogla, të bardha.

Ardit Gjebrea: Mami i Xheisarës, do të bëhesh gjyshe!

Por nuk mbaroi me kaq. Skena e Pallatit të Koncerteve u ngjyros me rozë e të kaltër për të zbuluar gjininë.

“Kjo është një ndër ditët e mia më të emocionuara. Jam shumë e lumtur që bebushi im këtë kujtim do ta ndajë me ikonën e Shqipërisë. Të gjithë mamat kanë ëndërr që të kenë një kujtim kaq të bukur dhe kush nuk do të donte ta kishte pranë teje. Jam me fat!”, tha Xheisara mes lotësh.

Dhe krejt papritur skena ngjyroset njëherë me blu për të kaluar përfundimisht në rozë, duke e bërë Xheisarën të fluturonte nga gëzimi.

Ardit Gjebrea: Bebi që presim të na vijë në jetë është djalë… jo, është vajzë!

Xheisara: Gjithë jetën time në fakt kam ëndërruar që fëmijën e parë ta kem vajzë.

Ardit Gjebrea: Vërtet? Pse?

Xheisara: Sepse mendoj që familjet që kanë vajza të parat janë shumë të bekuara. Duke qenë vajzë vetë dhe duke e ditur sesa shumë e dua familjen time dhe sa jam e aftë të bëj për ta, mendoj që unë do të jem një ndër ato nënat shumë me fat dhe do të rris një princeshë. Jam shumë e lumtur!

xheisara
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.