Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Xhemal Qefalia: Presidenti duhet të jetë figurë që të ketë autoritet, t’i mbledhë palët për të diskutuar

23:03 / April 22, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Xhemal Qefalia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ‘Pa Protokoll’ deputeti socialist Xhemal Qefalia, teksa tha se për maxhorancën, Presidenti i ri duhet të jetë i pavarur, mbi partitë dhe të ketë autoritet për të mbledhur forcat politike në raste krizash. Ai theksoi se thirrjet e PS për të negociuar me opozitën në zgjedhjen e Presidentit të ri, nuk janë lojëra.

Maxhoranca është e hapur për të votuar një propozim të PD-së si Presidentin e ri, në rast se ai do të përmbushte pritshmëritë e tyre. Kështu deklaroi sot deputeti socialist Xhemal Qefalia, teksa tha se për maxhorancën, Presidenti i ri duhet të jetë i pavarur, mbi partitë dhe të ketë autoritet për të mbledhur forcat politike në raste krizash. Ai theksoi se thirrjet e PS për të negociuar me opozitën në zgjedhjen e Presidentit të ri, nuk janë lojëra.

“Absolutisht do ta votonim një propozim të opozitës sepse qëllimi nuk është për të bërë atë lojën e thënë që po bashkëpunojmë. Nëse do jetë një kandidaturë në pritshmëritë e kësaj maxhorance, që të jetë një president i pavarur që në raste e konflikteve të forcave politike t’i mbledhë në një tavolinë, të përmbushi detyrën e Presidentit pa qenë kah e njërës palë apo e një tjetre. Po ashtu edhe nëse nga shoqëria civile do vinte një kandidaturë, nëse do kishte dakordësinë mund të kalonte direkt që në raundin e parë. Kjo nuk është lojë, nuk është show. Zgjedhja është në përputhje me kushtetutën, nuk është lojë. Maxhoranca i ka votat, pse duhej ta bënte këtë? Është proçes i ndërmarrë shumë seriozisht nga maxhoranca. Është biseduar të jetë një kandidaturë që në fund të mos jetë pjesë e PS, është President i Shqipërisë, personifikim i unitetit të kombit, mbi partitë. Presidenti duhet të jetë figurë që të ketë autoritet, t’i mbledhë palët për të diskutuar”, tha ai.

I pyetur nëse do të votonte për President Halim Kosovën, emër i nxjerrë në skenë nga deputetja demokrate Ina Zhupa, Qefalia tha po, duke shtuar se figura  e tij i përmbush kriteret e kërkuara.

“Do votoja edhe Halim Kosovën. Është figurë e respektuar, i përmbush kriteret, por nuk duhet parë vetëm te zoti Kosova”, theksoi deputeti socialist.

Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, Dash Sula u shpreh se Presidenti i ri duhet të jetë një person apolitik, duke shtuar se do të preferonte të ishte grua.

“Proçedura për zgjedhjen e Presidentit është një proçedurë normale, por show pastaj është tjetër gjë, por rëndësi ka produkti. Nëse i zgjedhuri do të jetë një figurë me integritet, jo i korruptuar, do të ishte në nder të politikës në tërësi. Unë do të preferoja një person apolitik dhe e mira do të ishte të ishte grua, për shkak të natyrës së gruas”, tha ai.

Nga të gjithë emrat e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste për Presidentin e ri, 67 prej tyre, janë seleksionuar nga grupi negociator për t’u diskutuar më tej mes vetë mazhorancës. Ndërkohë, dy ditë më parë u arrit dakordësia mes palëve që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet rreth datave 4-6 maj, dhe jo 29 prill siç socialistët e kishin planifikuar më herët. 

Opozita Presidenti qefalia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.