Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Xhenin e kanë mbytur”, zhdukja misterioze e kërcimtares nga Elbasani

10:23 / June 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1655451858xxheni 851
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënë e dy fëmijëve, Konxhe Ramazani nga Elbasani punonte prej disa vitesh në qytetin e Pejës, si kërcimtare në një klub nate, ndërsa njihej me emrin ’Xheni’. Gruaja me flokë të gjata dhe tatuazhe të shumta në trup u zhduk, pasi la në banesë dy fëmijët e saj të mitur.

Mbrëmjen e 19 majit u nis për në punë. E ftuar në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV e ëma tregon në transmetim live audio-mesazhin shokues që i mbërriti për të bijën disa ditë pas humbjes, në rrjetin social facebook, nga një shqiptar i Kosovës.

“Humbjen e Xhenit e mësova nga mbesa. Ajo më telefonoi dhe më tha nëna ka ikur dhe jemi vetëm. U nisa menjëherë tek ata. Qëndrova pak ditë në Pejë dhe pas denoncimit në polici erdha me fëmijët në Elbasan. Disa ditë më vonë jam tronditur edhe më shumë, kur dikush me solli një audio ku dëgjohej të thuhej:‘Edhe këtej gati e kanë marrë vesh krejt se kanë mbyt diku Xhenin…”- u shpreh nëna.

Ebija e Konxhe Ramazanit, rrëfen mes lotësh si u nda me nënën mbrëmjen e 19 majit dhe mesazhi i fundit që ajo i dërgoi.

“Atë natë, si zakonisht, nëna u nis për në punë, pasi ajo punonte vetëm natën. E prita deri të nesërmen në mëngjes, por ajo nuk erdhi. I shkruajta më datë 20 maj, në “snapchat” por nuk me ktheu përgjigje. Pasi kaluan më shumë se 24-orë nga largimi i saj më mbërrin një mesazh nga mami, sikur ndodhej në Itali dhe unë duhet të telefonoja gjyshen qe ajo të vinte të na merrte.

Nisa të dyshoja dhe u trondita. E kuptova që nuk ishte nëna ime, pasi ajo nuk shkruante në atë mënyrë. Nisa të qaja dhe e fajësoja që na braktisi, por e kuptova që nuk ishte ajo, por dikush tjetër përdorte telefonin e saj”- u shpreh e bija

Pas dy ditëve, pa ushqim dhe të trëmbur, motër dhe vëlla telefonojnë gjyshen për ndihmë. Ndërsa e bija tregon gjatë intervistës se nisi të provokonte personin që shkruante në emrin e nënës së saj.

“Pasi e kuptova që nuk ishte nëna ime, nisa të bëja provokime duke i thënë se kishim ngelur rrugëve, por nuk reagoi, gjë të cilën mamaja ime nuk do e bënte, nuk do na linte rrugëve. Madje edhe kodet e rrjeteve sociale të nënës ishin ndërruar”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident te Unaza e Madhe pranë mbikalimit të Tufinës, bllokohen të treja korsitë

17:23 / October 10, 2026

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në Levan-Tepelenë, dy të plagosur

16:00 / October 10, 2026

Mbante të fshehur një pistoletë dhe kanabis teksa kalonte në kufi, arrestohet në Kakavijë 51-vjeçarja gjermane

15:00 / October 10, 2026

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri në një banesë, humbin jetën 9 persona, mes tyre edhe fëmijë

13:58 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.