Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Xuxi përdor historinë e babait të ndjerë të Drenushës për lojë

08:51 / December 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
page 68 780x439 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmë në Prime e radhës të ”Big Brother Kosova Vip 3”, u shënua një nga skandalet më të forta. Xuxi dhe Drenusha u përballën në një përplasje të fortë pas një deklarate të Xuxit që përdori një situatë të ndodhur shumë vite më parë, lidhur me babain e Drenushës, për lojë.

Drenusha shprehu zemërimin e saj të madh pasi Xuxi përmendi babain e saj, duke theksuar se ky ishte një temë shumë e ndjeshme për të, që nuk duhej të përdorej për interesa personale në lojë. Xuxi kishte deklaruar se babai i Drenushës, i cili ka qenë gjyqtar, kishte gjykuar shqiptarë që gjatë asaj kohe konsideroheshin “shovenistë” dhe “separatistë” nga sistemi i atëhershëm i Serbisë.

Kjo deklaratë ka shkaktuar një reagim të ashpër nga Drenusha, e cila e cilësoi përdorimin e historisë së babait të saj në këtë kontekst si të papranueshëm. Drenusha e emocionuar tha se nuk ishte e drejtë që një çështje kaq personale të përdorej për lojë dhe manipulim. Ajo theksoi se ajo nuk e kishte përdorur kurrë historinë e Xuxit që e ka ai me vajzën e tij dhe ai nuk është dashur t’ia përmend asaj një çështje aq personale.

Në dhomën e rrëfimit, Drenusha u shpreh e përlotur dhe foli me dhimbje për humbjen e babait të saj, i cili kishte ndërruar jetë para 27 vitesh. Ajo tha se ende nuk ka mundur të pajtohet me humbjen dhe se kjo është një dhimbje që e ka mbajtur brenda për gjithë këto vite. Kjo përplasje ka nxjerrë në pah një tjetër anë të banorëve, ku ndjeshmëria dhe historitë personale bëhen pjesë e lojës, duke krijuar konflikte të papritura dhe të forta.

BBVk3 Drenusha Xuxi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.