Kryeministri Edi Rama pritet që të zhvillojë gjatë ditës së sotme një vizitë në zonën e Malësisë së Shkodrës. Rama do të ketë sot takime në Tamarë, Koplik, në Baypassin e Shkodrës si dhe në rrugën e Shknkollit.
Paralelisht me të në Shkodër do të jetë e pranishme dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila do të ketë një takim me kryetaren ende në detyrë të Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Vizita e Ramës pritet të jetë nën masa të shtuara sigurie, ndërkohë që ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha që e ka denoncuar një fakt të tillë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në mesazhin dërguar ish-kryeministrit Berisha, një oficer policie shkruan, se Rama nga frika ka angazhuar të gjitha forcat policore dhe SHISH që ta mbrojnë. Sipas oficerit të policisë i gjithë qyteti i Shkodrës është i blinduar.
