Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Yuri Kim mesazh nga KZAZ 39 në kryeqytet: Disa kanë shpallur rezultatin, por të presim çfarë thotë populli. Durim, të presim përfundimin

15:00 / April 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kim 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, bashkë me kolegët e saj, ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck dhe atë spanjoll, iu bëri thirrje partive politike dhe kandidatëve që të presin rezultatin dhe mos të shpallin fitoren.

Nga KZAZ 39 në kryeqytet, Kim tha se duhet të pritet rezultati i popullit.

“Folëm në fakt për atë që kishte ndodhur këtu. Folëm për disa mosdakordësi që ndodhin edhe në SHBA. Ajo që është me rëndësi është që të ketë një proces racional dhe transparent. Më lejoni të nënvizojë se e gjithë bota është duke e parë Shqipërinë tashmë, ka sytë nga Shqipëria. Miqtë tuaj veriorë, do të thotë Suedia, perëndimor, Spanja dhe ata të SHBA janë duke ju parë dhe duke pritur që ju t’ja dilni dhe të keni sukses. Edhe gjithashtu gjë e mirë që shohim numëruesit që ata punojnë fort. Sikurse e kam shprehur, votuesit e kanë bërë punën e tyre. Autoritetet janë duke bërë punën e tyre. Detyrua e kandidateve është që të mbeten të qetë dhe me durim dhe të presim rezultatin. E di që në entuziazmin e çastit disa kanë shpallur fitoren, por ende nuk kemi mbërritur aty deri sa të dalin rezultatin. Le të ruajmë qetësinë dhe të presim se çfarë thotë populli.”, tha Kim.

Ndërkohë, ambasadorja suedeze Karin Hernmarck tha se procesi i votimit është gur themeli për demokracinë.

Faleminderit, Suedia ndodhet këtu dhe BE, pasi procesi i votimit është gur themeli për demakracinën. Jemi këtu për t’ju mbështetur. Për këtë arsye vendosëm që të vinim sëbashku me kolegen Yuri Kim dhe kolegun spanjoll.”, tha ajo. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe ambasadori i Spanjës në Tiranë,

“Edhe diçka për të shtuar, jemi duke e ndjekur këtë proces shumë afër. Donim të siguronim që demokracia të fitojë. Jam shumë mirënjohës për kolegen time amerikane dhe suedeze”, pohoi ai.

Yurki Kim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet pronari i hotelit në Tiranë, strehoi 7 emigrantë sudanezë për kalim drejt BE

12:45 / August 27, 2026

“Klienti im s’ka prekur para publike”, Maks Haxhia: Duam të njihemi me dosjen e Ergys Agasit

11:44 / August 27, 2026

E-mail kërcënues në disa institucione në qytete të ndryshme, pretendohet për bombë

11:40 / August 27, 2026

Konflikti për linjën e ujit përfundoi në plagosje / Tiranë, pranga 35 vjeçarit, goditi me thikë administratorin e pallatit

11:24 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.