Ambasadorja Yuri Kim është ndalur sot në qytetin e Tepelenës, ku nuk është larguar pa bërë foto para bustit të Ali Pashë Tepelenës.

Në një postim në Instagram, diplomatja e SHBA shprehet se nuk mund të ikte pa ndaluar në këtë qytet gjatë kthimit nga pika kufitare e Kakavijës, ku Kim ishte sot së bashku me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

“Nuk mund t’i rezistoja një ndalese të shpejtë në Tepelena #alipashatepelena . Kur kthehesha për në Tiranë nga #Kakavija, bashkë me Ministrin e Brendshëm@bledarcuci, Amb. Sophia Philippidou & unë theksova mbështetjen për kontroll më të fortë, më të mençur të kufirit që lehtëson tregtinë dhe udhëtimet ndërsa lufton aktivitetin kriminal”, shkruan Yuri Kim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here