Ish-polici i anti-drogës, Dritan Zagani, që denoncoi trafikun e drogës së Habilajve në Vlorë, ka reaguar pas VIDEOS të ish-ministrit të Brendshëm pas më shumë se 4 vitesh jashtë politikës, ku Saimir Tahiri është bërë nostalgjik për kohën kur ishte në detyrë si ministër i Brendshëm.
Zagani shkruan se ai e ka në terezi pasi është pushtet por me lek sa te duash tek e fundit.
“Diku ne nje media shqip lexova se Saja ishte bo nostalgjik per kohet e “Bravo çuna”,dhe kishte publikuar nje video per kete.
Provova direkt nga fb im te shikoj se per ça behej fjale, por me kot…Saja me paska bllok nga fb im.
Skisha zgjidhje dhe mora nje fb “borxh” se kurioziteti qe i madh per mua. E hapa me ne fund dhe ca te shikoj, nje video me foto-montazh ku nuk mungonte as foto me shoket e “burgut” ose si i thone per momentin shoket e dosjes nen akuze per trafik e kultivim droge.
Tani thua te jete vertetë nostalgjik per ta, apo po ia ndjen se dita po afron .
Nejse, nejse se ai ne terezi e ka, pa pushtet por me lek sa te duash tek e fundit, ka ai edhe per vete edhe per SPAK-un…SUKSESE Saje”, shkruan Dritan Zagani.
