Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zbardhen 11 vjedhje makinash e shtëpish, goditet banda e hajdutëve në Durrës

12:21 / August 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Durrësit dhe Forcat “Shqiponja” kanë finalizuar operacionin e koduar “Mesnata”, duke zbardhur dhe dokumentuar 11 vjedhje të automjeteve dhe banesave të ndryshme, të ndodhura gjatë viteve 2020-2021, në qarkun e Durrësit.

Njoftimi

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, finalizuan operacionin policor të koduar “Mesanata”, në kuadër të të cilit u ndalua shtetasi H. H., 33 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve E. N., 44 vjeç dhe K. Sh., 33 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, më datë 06.08.2021, në Rrashbull, Durrës, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, i cili rezultoi i vjedhur më datë 03.08.2021. Dy shtetasit e shpallur në kërkim kanë mundur të largohen gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 11 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

Gjatë vitit 2021, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit R. B., në Rrashbull, Durrës, ku kanë marë 50.000 lekë dhe çelësat e automjetit në pronësi të tij. Gjithashtu dyshohet se kanë vjedhur 3 automjetet tip “Benz”, në pronësi të shtetasve M. R., F. Ç., D. B. dhe automjetin tip “Toyota”, në pronësi të shtetases L. S.

Gjatë vitit 2020, këta shtetas dyshohet se janë autorë të 2 vjedhjeve në banesat e shtetasve E. R. dhe I. Z., ku kanë marë vlera monetare dhe çelësat e automjeteve përkatëse. Gjithashtu kanë vjedhur automjetet e markave të ndryshme, në pronësi të shtetasve F. H., N. T., R. D. dhe I. Z.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti tip “Toyota”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta/ 4 të arrestuar dhe 7 nën hetim, vendoset gjoba e parë 500 mijë lekë të reja

13:19 / November 8, 2026

Evazion fiskal në vlerën e 1 milion eurove, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin

10:32 / November 8, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Atentati në Athinë/ Viktima nga Saranda ishte person në kërkim, në pranga dy persona (EMRAT)

12:11 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.