Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhen audio-përgjimet: Ja si funksiononte rrjeti i shpërndarjes së kokainës në Tiranë

19:43 / February 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas dosjes së prokurorisë, personat e përfshirë me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kokainë, heroinë dhe kanabis në Tiranë, bashkëpunonin me njëri tjetrën, kryesisht me metoda të ngjashme.

Drogën e shisnin duke komunikuar fizikisht me porositësit ose përmes telefonit celular. Vendet e takimit janë të ndryshme ndryshme. Në afërsi të banesave të tyre, ose shkojnë te vendi ku ndodhet blerësi, duke përdorur automjete të tyre, ose të marra me qira. Ata mbanin kontakte me anë të telefonit me ‘klientët’ e tyre, madje u përgjigjen edhe personave të panjohur, të cilët u prezantohen me anë lidhjeve të përbashkëta shoqërore.

Në dosjen e zbardhur nga Top Channel, prokuroria tregon sesi njëri nga të arrestuarit, Ardit Pepnika, 21 vjeç, shiste lëndën narkotike në Tiranë.

Në datën 24 tetor 2023, rreth orës 22:00 në rrugën “Aleksandër Moisiu”, bazuar në autorizimin e prokurorit të çështjes, personi i autorizuar me emrin e koduar “Miri”, kryen blerjen e një doze me kokainë.

A-A ështe no një çik e mirë? Se ngelëm tu marrë?

A-Ca është zero tresh apo zero katërsh?

B-Nuk e di se nuk jam un ai që i kam.

A-Ta shofim se po ashtu do marr prap mbrapa.

A-Po ky zero treshe 1 ka bërë ai?

B-Zero treshe më duket, nuk e di veç me të rrejt.

A-A ti je gjithmonë? Se ndoshta un mund te vij prap më vonë.

B-Po unë jam vërdallë, se ai qe i ka nuk jam unë

Më datë 29.11.2023, rreth orës 21:08, në rrugën e Dibrës, bazuar në autorizimin e prokurorit të çështjes, personi i autorizuar me emrin e koduar “Miri” kryen blerjen e simuluar të një doze me lëndë të dyshuar llojit kokainë 0.4 gramë nga 21 vjeçari.

Prova materiale e siguruar nga blerja e simuluar u dërgua për ekspertim kimik në Institutin e Policisë.

Veprimi i blerjes së stimuluar u krye e regjistrim video dhe audio, të asistuar nga specialistët e Seksionit Tekniko-Shkencor në drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

A-Po fol o burr un thash se kishe ardh ti. Ca bone ti?

B-‘Trafik . . . (Nuk kuptohet).

A-Paska fest Artisit sot me mor çunat.

A-Po mir m hajt s ka gjo (Nuk kuptohet).

A-Ai mtha mu dil se e ke atje ishte nji portobagazh …..(Nuk kuptohet).

B-…..(Nuk kuptohet) para meje nuk deshe me i bo …..(Nuk kuptohet).

A-Jo o .(Nuk kuptohet).

audio-pergjime kokaina Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.