Flamur Noka:
Mbledhja vëmendje vetëm një pikë: aksioni PD dhe protesta e 20 shkurtit. Kemi një shembull referimi kur punojmë bashkë dhe organizohemi siç është protesta e 7 Korrikut. Të përçjellim mesazhet edhe në rrjetet sociale. Tani puna kapilare pas mbledhjes së strukturave. Bashkimi ka dhënë mesazh tek demokratët. Kemi vetëm 8 ditë para protestës. Me të gjithë deputetët takime në qendrat e degëve.
Ilirjana Kucana
Kjo sallë është shpresëplote falë bashkimit. Meritë e arkitektit Sali Berisha. Aksioni opozitar mendoj se duhet të fokusohemi më shumë në bazë. Duhet t’i shpjegojmë bazës arrestimin politik të liderit Berisha, si edhe të aktivizojmë këdo që është kundër Ramës.
Lisander Hoxha
Përshëndes bashkimin. Percarja është reflektuar edhe në bazë. Pas bashkimit sot të fokusohemi dhe të bashkimi bazës. Krahas bashkimit duhet edhe të hapemi për prurje të reja. Ne jemi në luftë me këtë qeveri dhe duhet ta përmbysim.
Myslim Murrizi
PD ka vuajtur nga heshtja. Ne nuk funksionojmë vetëm me Facebook. Këtu ka opozitarë të 97. Heshtja na ka penguar. Po me 21 çfarë do bëjmë? Pse u venitem pas 7 korrikut? Jo, i kryer misioni ynë. Këto 2 vite u duk qartë e verteta. Bashkimi ndodh duke u shkrire dhe duke shkuar në bazë. Sot një vit do jemi në fushatë. Rama ka nis fushatën. Kush është propozimi për kodin zgjedhor, ende s’e kam dëgjuar. Me 20 oktobër është protesta, por me 21 çdo bëjmë? A do hartojmë programin? Ne do hyjmë në zgjedhje 2025 dhe duhet të gjejmë mënyrën ligjore si do hyjmë në zgjedhje nëse vula nuk vjen te ne? Jo heshtje, jo lepirje, jo duartrokitje, duhet strategji jonë. Ne jemi shumë pas revoltës qytetare. Duhet të jemi të besueshëm për qytetarët pas 2 vitesh akuza dhe deklarata shumë të rënda për njeri-tjetrin. Kërkimi ndjesës është fisnikëri. Ky bashkim të rrezatohet poshtë, jo bashkim tinzareshe.
Edi Paloka
Të gjithë deputetët pa përjashtim do jemi në bazë. Të gjithë kemi mëkatet tona në politikë, por na takon të ecim bashkë për qëllimin madhor.
