Reforma në drejtësi skualifikoi një numër të madh të gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk justifikonin statusin e tyre ekonomik dhe të ardhurat dhe pasuritë që dispononin. Por gjithsesi ende një pjesë e tyre disponojnë pasuri që për njerëzit e thjeshtë janë të pa mundura për t’u realizuar, raporton tirananews.al. Ajo që bën dallim në listën e njerëzve aktual të drejtësisë, është padyshim kryeprokurorja Arta Marku, e cila ka deklaruar vlera minimale të ardhurash dhe pasurish të tundshme apo të patundshme.
Arta Marku
Më konkretisht Arta Marku ka deklaruar një llogari bankare të pakësuar me 241,207 lekë, llogari rrjedhëse e bashkëshortit minus 73.537 lekë, ndërsa si të ardhura deklaron ato nga paga si Prokurore e Përgjithshme në shumën 1.769.154 lekë, të ardhurat nga paga e bashkëshortit si oficer i Policisë Gjyqësore në Lezhë dhe Shkodër në shumat 33.192 dhe 885.284 lekë, raporton tirananews.al. Arta Marku deklaron të ardhura nga rimbursimi për qiranë e banese nga shteti në shumën e 271.150 lekë. Po ashtu Marku deklaron të ardhurat nga dietat për përballimin e shpenzimeve në lidhje me shërbimet për shkak të detyrës, jashtë territorit të Shqipërisë në shumën 1.280 euro. Arta Marku ka raportuar edhe rimbushje të kartës së kreditit lëshuar për shpenzime të kryera nga institucioni, por në emrin e titullarit të institucionit në shumën 553.176 lekë. Arta Marku ka marrë edhe një kredi bankare për shtëpi e vitit 2015 me vlerë 2.700.000 lekë me këst mujor 37.000 lekë. Gjithsej gjatë vitit 2018 ajo ka shlyer për vitin 2018 vlerën 432.982 lekë.
Donika Prela
Ndërkohë që drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela gjatë vitit 2018 ka shitur apartamentin në vlerën 80.000 euro. Ndërsa pasi ka shitur apartamentin që zotëronte 80 mijë euro ka blerë një apartament të ri, kësaj here me një sipërfaqe prej 136 m2 dhe me një vlerë të konsiderueshme prej 110.000 euro. Si burim të ardhurash për blerjen e apartamentit janë 80.000 euro nga shitja e apartamentit dhe 30.000 euro është marrë nga llogaria bankare në emër të bashkëshortit. Gjithashtu Prela deklaron edhe një llogari bankare në emër të vajzës në shumën 36.000 lekë, stimul për shkak të rezultateve të larta në shkollë. Ndërkohë që në deklaratën e saj të pasurisë Donika Prela ka deklaruar një llogari në emër të bashkëshortit e cila në 2017 ka qenë në vlerën 4.504.594 lekë dhe gjatë vitit 2018 është pakësuar me 3.784.500 lekë e konvertuar në 30.000 euro për blerjen e shtëpisë. Ajo ka shtirur në 2018 edhe automjetin e saj tip Golf në shumën e 200.000 lekëve. Ndërkohë që si të ardhura Donika Prela ka deklaruar 1.660.913 lekë nga paga si prokurore, 1.440.000 dhe 264,430 lekë nga paga e bashkëshortit.
Elisabeta Imeraj
Elisabeta Imeraj është gjithashtu një nga emrat e rëndësishme në institucionet e reja të drejtësisë shqiptare dhe që shihet si një nga figurat premtuese në organin e akuzës. Ajo ka deklaruar shuma të arsyeshme të ardhurash në aspektin personal dhe shumica dhe pasuri të konsiderueshme në aspektin familjar, pra në llogari të bashkëshortit. Imeraj ka deklaruar llogari bankare në gjendje minus 295883 lekë, depozitë bankare me vlerë 801.158 lekë, shtuar në vitin 2018 me shumën 130.305 lekë, depozitë me vlerë 794.664 lekë, shtuar për vitin 2018 me shumën 130.216 lekë, llogari bankare në shumën e 1.695 euro, me një shtesë për vitin 2018 në vlerën 549 euro. Ndërsa tek të ardhurat ajo rendit: të ardhura të përfituara si trajnuese nga qendra psiko-sociale në shumën e 549 euro, të ardhura personale të përfituara nga paga si prokurore në shumën 1.765.666 lekë, të ardhura nga veprimtaria e bashkëshortit si noter në shumën e 2.386.186 lekë dhe të ardhura si eksperte pranë shkollës së Magjistraturës në shumën e 50.815 lekë. Ndërsa bashkëshorti i saj ka deklaruar të ardhura të konsiderueshme nga qiratë e disa apartamenteve dhe pronave, si dhe disa pasuri të tjera që i ka dhënë për zhvillim në sipërmarrës të tjerë.
/tirananews.al
Tabela
Arta Marku
Gjendja e llogarisë bankare minus 241,207 lekë
Gjendja e llogarisë rrjedhëse e bashkëshortit minus 73.537 lekë
Të ardhura nga paga si Prokurore e Përgjithshme 1.769.154 lekë
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si oficer i Policisë Gjyqësore në Lezhë shumën 33.192 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si oficer i Policisë Gjyqësore në Shkodër në shumën 885.284 lekë.
Rimbursim për qira banese nga shteti në shumën 271.150 lekë.
Dieta për përballimin e shpenzimeve në lidhje me shërbimet për shkak të detyrës, jashtë territorit të Shqipërisë në shumën 1.280 euro.
Rimbushje e kartës së kreditit lëshuar për shpenzime të kryera nga institucioni, por në emrin e titullarit të institucionit në shumën 553.176 lekë.
Kontratë kredie bankare për shtëpi e vitit 2015 me vlerë 2.700.000 lekë me këst mujor 37.000 lekë. Gjithsej shlyer për vitin 2018 vlera 432.982 lekë.
Donika Prela
Shitje apartamenti në vlerën 80.000 euro.
Kontratë premtimi shitje me palën blerëse e cila i ka derdhur në llogarinë e noterit 20.000 euro. Pjesa tjetër prej 60 mijë euro nëpërmjet një kredie bankare.
Blerje apartamenti me sipërfaqe 136 m2 me vlerë 110.000 euro.
Burimi për blerjen e apartamentit janë 80.000 euro nga shitja e apartamentit dhe 30.000 euro është marrë nga llogaria bankare në emër të bashkëshortit.
Llogari bankare në emër të vajzës në shumën 36.000 lekë, stimul për shkak të rezultateve të larta në shkollë.
Gjendja e llogarisë në emër të bashkëshortit e cila në 2017 ka qënë në vlerën 4.504.594 lekë gjatë vitit 2018 është pakësuar me 3.784.500 lekë e konvertuar në 30.000 euro për blerjen e shtëpisë. Shitje e automjetit tip Golf ne shumën e 200.000 lekëve.
Të ardhura nga paga si prokurore 1.660.913 lekë. Gjendja e llogarisë pagës 80.289 lekë.
Të ardhura nga paga neto e bashkëshortit 1.440.000 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit 264,430 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në shumën 264.430 lekë.
Kredi konsumatore në shumën 2.000.000 lekë për rregullim shtëpie.
Elisabeta Imeraj
Llogari bankare në gjendje minus 295883 lekë.
Depozitë bankare me vlerë 801.158 lekë, shtuar në vitin 2018 me shumën 130.305 lekë.
Depozitë me vlerë 794.664 lekë, shtuar për vitin 2018me shumën 130.216 lekë.
Llogari bankare në shumën e 1.695 euro, me një shtesë për vitin 2018 në vlerën 549 euro.
Të ardhura të përfituara si trajnuese nga qendra psiko-sociale në shumën e 549 euro.
Të ardhura personale të përfituara nga paga si prokurore në shumën 1.765.666 lekë.
Të ardhura nga veprimtaria e bashkëshortit si noter në shumën e 2.386.186 lekë.
Të ardhura si eksperte pranë shkollës së Magjistraturës në shumën e 50.815 lekë.
Overdraft në gjendje minus 295.883 lekë.
Agron Bajri (bashkëshorti)
Llogari bankare në shumën 94.405 lekë.
Llogari bankare në shumën 16.819 lekë.
Të ardhura nga qiratë në shumën e 835.706 lekë.
Llogari bankare nga qiratë në shumën 13.202 lekë.
Llogari bankare në vlerën 2.000 euro.
Llogari bankare në vlerë 939.709 lekë.
Të ardhura të përftuara nga qiraja e apartamentit me sip 85.40 m2 në vlerën 750 euro.
Të ardhura të përftuara nga qiraja e apartamentit me sipërfaqe 101 m2 me vlerë 2.000 euro.
Të ardhura nga qiraja e apartamentit me sipërfaqe 53.70 m2 me vlerë 2.000 lekë.
Të ardhura të përftuara nga qiraja e një ambienti me vlerë 12.000 euro.
Të ardhura të përftuara nga qiraja për një pasuri me vlerë 960.000 lekë.
Të ardhura nga vëllai në Angli dhënë për ditëlindje në shumën 64.642 lekë.
Sipërfaqe tokë arë me sipërfaqe 4.000 m2.
Kontratë dhurimi vëllit ½ pjesë ideale të pasurive me sipërfaqe 70 dhe 140 m2.
Kontratë sipërmarrje sëbashku me të vëllanë duke dhënë për zhvillim pasuritë 70 dhe 140 m2, nga e cila do të përfitojnë 37 % të ndërtimit që do të zhvillohet.
Kontratë shkëmbi automjeti VolksvagenPassat me LandRover.
Rovena Gashi
Llogari kursimi me vlerë 388.477 lekë.
Llogari kursimi me vlerë 388.477 lekë.
Pakësim i llogarisë bankare 7.330 euro.
Të ardhura nga paga si prokurore në shumën 1.414.462 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortit si prokuror në shumën 1.185.274 lekë.
Kredi e marrë me qëllim blerje apartamenti në Durrës me shumë 45.214 euro. Vendosu si kolateral apartamenti i blerë me sipërfaqe 105 m2 në Durrës. Shuma e shlyer gjatë vitit 2018 është 2.959 euro.
Llogari debitore (overdraft) në shumën 450.000 lekë.