Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhen detaje të reja për ekzekutimin e efektivit të FNSH! Gjenden gjurmë gishtash në makinë, këto janë dy provat e forta që…

15:10 / December 8, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5fcf7fdb4f240
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekzekutimi i efektivit të Policisë, Xhulio Prela, mëngjesin e së shtunës në superstradën Lezhë-Milot, vijon të mbetet pa një autor.

Sipas burimeve nga Policia, gjatë ditës së diel dhe të hënë janë ushtruar kontrolle si dhe janë shoqëruar disa persona në fshatrat e Lezhës dhe Kurbinit përreth vendit ku ndodhi ngjarja. Grupi hetimor ka dyshime se autorët mund të jenë nga këto zona, por pa mundur ende që të bien në gjurmët e tyre. Kamerat e sigurisë të një biznesi që ka filmuar ngjarjen janë prova më e fortë për hetuesit, pamjet e së cilës janë dërguar për analizim të specializuar me shpresën e identifikimit të automjetit që kanë përdorur autorët.

Nga ana tjetër, mësohet se në derën e parme në anën e pasagjerit janë gjetur shenja gishtash që dyshohet se mund t’i përkasin personit, me të cilin ka bashkëbiseduar 26-vjeçari Prela para se të qëllohej për vdekje brenda automjetit të tij. Kjo provë është marrë për analizim dhe dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore, por ende nuk ka një përgjigje.

DYSHIMET

Ndërkohë, në momentin e ngjarjes bëhet e ditur se Xhulio Prela e ka pasur me vete armën e shërbimit, por nuk ka tentuar ta përdorë për t’u vetëmbrojtur gjatë përballjes me atentatorët. Pistoleta bashkë me telefonin janë gjetur në një çantë të vogël që viktima e mbante në vazhdimësi me vete.

Deri në këtë fazë hetimi, Policia dhe Prokuroria e Lezhës ngrenë dyshime të forta se ngjarja nuk ka lidhje me detyrën e Xhulio Prelës, por me ndonjë konflikt personal që mund të ketë pasur ky i fundit. Për të zbuluar diçka të tillë, hetuesit po kalojnë në sitë të gjithë veprimtarinë e 26- vjeçarit, që nga shkolla e mesme e deri në momentin e ekzekutimit. Referuar provave të grumbulluara, grupi hetimor shpreson se ngjarja do të zbardhet, por për arsye hetimi nuk jepen detaje mbi ecurinë e veprimeve që janë kryer deri më tani në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë, në aparatin telefonik të viktimës janë gjetur të fshira të gjitha komunikimet që mund të ketë pasur.

EKZEKUTIMI

Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, Xhulio Prela, u ekzekutua me armë zjarri pistoletë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, teksa po kthehej nga Kosmaçi i Shkodrës, ku kishte dërguar një mik të vëllait të tij, i cili kishte ardhur nga Anglia përmes aeroportit të Rinasit pak minuta pas mesnate. Ai është Pjetër Gavoçi, nga Kosmaçi i Shkodrës, dhe rezulton të jetë personi i fundit që ka takuar Xhulio Prela.

Gavoçi rezulton të jetë kunati i djalit të tezes së Xhulio Prelës, i cili e kishte kërkuar këtë të fundit që të dilte ta priste pak minuta pas mesnatës në aeroportin e Rinasit dhe ta transportonte në fshatin Kosmaç të Shkodrës. Kërkesa e Gavoçit te Xhulio është bërë për arsyen e vetme se ai ishte efektiv i Policisë dhe nuk kishte probleme për të lëvizur në rrugë, gjatë orës policore të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve, për shkak të situatës së krijuar nga COVID19.

Pjetër Gavoçi i kishte kërkuar 26-vjeçarit që të qëndronte te banesa e tij derisa të zbardhte drita, por ai nuk ka pranuar me pretendimin se kishte lënë vetëm të fejuarën e tij. Sipas të dhënave, ai kishte vetëm 3 muaj që ishte fejuar me një vajzë nga Fieri me banim në Tiranë. Krahas punës si efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, Xhulio Prela ndiqte dhe shkollën në Akademinë e Policisë, ku ishte student i vitit të tretë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tayna reagon pas protestës në Prishtinë dhe dhunës ndaj grave: Teknologjia ecën përpara, mentaliteti ka mbetur shekuj pas

17:20 / August 30, 2026

Efektivja e Policisë bëhet me shtëpi falë kredisë me 0% interes, Lamallari i shkon për vizitë

16:20 / August 30, 2026

Tragjedia në brigjet e Qipros/ Konfirmohen 6 viktimat e para nga përmbysja e tragetit

15:19 / August 30, 2026

Para shpalljes së vendimit në Hagë, Komuna e Prishtinës shpalos banerin gjigant në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Shpallini të pafajshëm! (Foto)

14:00 / August 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.