Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhen detajet e forta nga ngjarja në Shkodër, vëllai i polices që iu vendos tritol po bënte atentat ndaj Metës

16:39 / February 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa detaje të reja janë zbardhur për përplasjen e armatosur në Shkodër. Mbrëmjen e së mërkurën në 22:40 kërcitën armët në pedonale, ku mbeti e plagosur aksidentalisht një grua kalimtare e rastit.

Bëhet fjalë për një konflikt të hershëm mes 26 vjeçarit Mirsad Meta nga Shkodra dhe të arrestuarit Esion Buraku nga Durrësi që degjeneroi mbrëmë në të shtëna armësh . Dyshohet se ata janë përplasur për pazare drogë që kur jetonin në Gjermani.

Policia ka arrestuar 3 autorët Esion Burakun dhe dy shokët e tij Argjend Rexha nga Durrësi dhe Riad Xheladini nga Shkupi. Sipas policisë, shënjestra ishte shkodrani Mirsad Meta, i cili është në kërkim policor.
26-vjeçari Meta është larguar nga vendngjarja, pasi braktisi automjetin e tij BMW, që nga pamjet duken qartë se ka marrë disa pumba.

Esion Buraku është vëllai i efektives së policisë së Durrësit, Ornela Buraku që më 26 janar të këtij viti, i vendosën lëndë plasëse në oborrin e banesës. Me sa duket s’ka qënë efektivja shenjestra, por vëllai i saj, Esion Buraku.Buraku ka dyshuar se tritolin ia ka vendosur Meta dhe në shenjë hakmarrje ka shkuar bashkë me shokët në Shkodër për të vravrë 26 vjeçarin. Edhe ky i fundit është kundërpërgjigjur me plumba. Si pasojë e përplasjes me armë pranë pedonales Kol Idromeno mbeti e plagosur një kalimtare e rastit.

E plagosura Liljana Jeremija ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ajo dhe motra e saj kanë treguar jashtë kameras se ndodheshin rastësisht në zonën ku pati të shtëna. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.