Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhen emrat e rinj të PS për zgjedhjet lokale, deputetët dhe gjyqtari që aspirojnë bashkitë

16:35 / March 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
subashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Socialiste është duke mbledhur në çdo bashki të vendit Asambletë Socialiste në të cilat mbledh propozimet dhe hedh për diskutim kandidaturat për kryetarë bashkish për zgjedhjet e 30 qershorit.

Këtë fundjavë Rama ishte në qarkun Fier ku ka zhvilluar takime pune me strukturat e këtij qarku.

Burime për Report TV, bëjnë me dije emrat e tjerë të kandidatëve potencialë për bashkitë e këtij qarku, veç rikandidimit të Subashit që u bë nga vetë Rama.

Në Patos, pritet të kandidohet deputetja Antoneta Dhima. Ajo ka mbajtur disa funksione drejtuese në institucionet e Fierit dhe tani është në mesin e mandatit të saj të dytë në Kuvend, anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Sigurisë Kombëtare.

Në Roskovec pritet rikandidimi i Majlinda Bufit ndërsa në Divjakë ajo e Fredi Kokoneshit.

Në Lushnjë situata është më interesante, pasi veç një grupimi që dëshiron rikandidimin e Fatos Tushes, ka nga ata që kanë propozuar kandidimin e kryetares së partisë, Lindita Buxheli. Ndërsa burimet flasin edhe për një kandidim të mundshëm të gjyqtarit të shkallës së parë, Tiranë, Artan Gjermeni.

Në qarkun Vlorë ka një situatë ende të pa qartësuar. Për bashkinë e Vlorës grupimi që mbështet Dritan Lelin duket më këmbëngulës, por edhe grupimi që mbështet kandidimin e Fate Velajt mendojnë që do fitojnë “besimin” e Ramës.

Ndërkohë në zonat e tjera të këtij qarku ka pasur disa emra të hedhura në propozim nga asambletë dhe PS po bën disa sondazhe për të matur kandidaturat më të fuqishme.

Ndërkohë Report TV ka zbardhur kandidaturat kryesore në të gjithë vendin disa javë më parë.

Qarku Fier

Fier: Armando Subashi

Patos: Antoneta Dhima

Roskovec: Majlinda Bufi

Divjakë Fredi Kokoneshi

Lushnje: Artan Gjermeni ose Lindita Buxheli

Qarku Vlorë

Vlorë Dritan Leli ose Fate Velaj

Selenicë: Vullnet Sinaj

Delvinë: Pandi Zhonga ose  Dritan Xhaferi

Sarande: Ardian Kola, Ardian Gurma, Alket Qendro ose Sheme Lulo

Konispol Shuaip Beqiri

Finiq (Në diskutim për t’jua lënë aleatëve të minoritetit grek)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndezi zjarr në tokën e babait për të djegur barishtet në Drizë të Fierit, arrestohet 20-vjeçari, u evakuuan 12 familje

10:15 / July 6, 2026

Ndërtimi i bypass-it të Sarandës, ARRSH njofton shpërthim të kontrolluar me eksploziv: Kufizime të përkohshme në qarkullim

09:08 / July 6, 2026

“Kundërshtarëve të mi”, Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…

08:22 / July 6, 2026

Të shtëna me armë në festën e 4 Korrikut në Nju Jork, plagosen 8 persona mes tyre 4 fëmijë

17:54 / July 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.