Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zbardhen rrugët e trafikut të drogës dhe armëve Shqipëri-Holandë-Itali. Kush janë bosët shqiptarë me pseudonimet London, Rolex, Van Basten

17:34 / December 18, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droge itali 1576685338
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Operacioni i koduar “Taxi drive” çoi në ekzekutimin e 12 urdhër arrestimeve, 9 shqiptarë e 3 shtetas italianë të akuzuar për tafik kokaine, heroine, marijuane e hashashi nga Shqipëria e Holanda në Itali.

Vlera e drogës së sekuestruar përllogaritet të jetë rreth 16 milionë e 230 mijë euro.

Hetimet nisën pas një kontrolli në një banesë ku u sekuestruan një arsenal armësh zjarri e një sirenë blu policie.

Hetimet pas këtij sekuestrimi zbardhën lidhjet mes krimit të organizuar vendas e grupeve të trafikantëve shqiptarë.

Gjatë operacionit janë kryer 163 përgjime telefonike, ambientale e chat online.

Mjaft prej tyre ishin kriptuar enkas nga anëtarët e kësaj organizate, të cilët përdornin pseudonime të cilat i ndryshonin shpesh.

E për të evituar lokalizimin e vendodhjes së tyre nuk përdornin kurrë biseda vokale.

Hetimet e këtij operacioni u kryen në bashkëpunim me repartin e Guardia di Finanza në Durrës me shkëmbimin e informacionit e në vëzhgimin e ujërave territoriale.

Hetimet kanë identifikuara mjètet lundruese të përdorura nga ky grupim kriminal për trafikun e drogës e mbërritjen e tyre në territorin italian.

Rruga e trafikut të marijuanës nisej nga territori i qarkut të Vlorës në drejtim të Italisë në territorin e Termoslit, Trani e Otranto. Më pas marijuana transportohej për t’u trafikuar në Bergamo, Puglia e Romë.

Rruga e trafikimit të heroinës e armëve nisej nga Shqipëria e magazinohej në Trani e në komunëm e Margherita di Savoia për tu shpërndarë më pas në Kalabri, në provincën e Tarantos e në provincën e Brindizit.

Ndërsa kokaina trafikohej nga Roterdami e mbërrinte më pas në Milano e Rimini ku ishte dhe qëndra e magazinimit.

Kokaina më pas trafikohej në Salento, Brindizi, Taranto.

Autoritetet italiane informojnë se kjo organizatë kishte një nivel të lartë strukturor e ndarë në 3 grupe që bashkëpunonin me njëri-tjetrin.

RTV Ora ka mundur të zbardhë skemën organizative të kësaj organizate e cila drejtohej nga 2 bosët shqiptarë me pseudonimin, Bake e ESP Beni.

Poshtë tyre drejtonin 7 kapo mes të cilëvve shqiptarët në pseudonimet Mustafa, London, Rolex, Van Basten etj, shkruan Ora News.

Në një nivel më të ulët kjo organizatë ndahej në 3 grupe. Kretët e anëtarët e këtyre grupeve përdornin të gjithë pseudonime e për momentin autoritetet italiane nuk kanë zbardhur identitetin e tyre të vërtetë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 4800 kg marijuanë, 15 kg heroinë, 2.35 kg kokainë, 938 gramë hashash, 2 pistoleta, 2 gomone, 4 motorrë të fuqishëm për mjete lundruese, 3 automjete, radio trasmetuese satelitore, një sirenë policie, navigatorë satelitorë lundrues, e aparate telefonikë.

Gjatë operacionit janë vënë nën hetim dhe 38 persona të tjerë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.