Si rezultat i operacionit policor të koduar “Nightwalker”, u bë kapja e shtetasit F. K., 26 vjeç, banues në Peshkopi.
Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 26-vjeçari, është autori disa vjedhjeve.
Ky shtetas gjatë orëve të vona të natës, dyshohet se ka kryer disa vjedhje në fshatin Arras dhe në qytetin e Peshkopisë (në një kancelari dhe në banesa)
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
