Autoritetet e policisë po ndihmohen nga bashkëpunëtorët e drejtësisë për të rënë në gjurmët e autorëve të vrasjeve të ndodhura vitet e fundit në Elbasan. Rrëfimet e një të pandehuri tregojnë se vrasjet që ndodhën në Elbasan dhe që çuan pas hekeruva Erjon Alibej konfirmojnë dyshimin se ky i fundit është porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj. Po ashtu sipas të pandehurit vrasjet e kanë zanafillën tek prishja e pazareve të drogës mes grupeve kriminale.
“Në kuadër të hetimeve është lidhur një marrëveshje bashkëpunimi mes një shtetasi dhe organit të prokurorisë. Bashkëpunëtori i drejtësisë, por edhe personat e tjerë të pyetur gjatë hetimeve, kanë konfirmuar dyshimin se Erion Alibej është porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj. Ka të dhëna që këto ngjarje kanë për motiv gjakmarrjen për vrasjen e shtetasit Endrit Alibej, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018 në Elbasan”, thuhet në dosje.
Në bazë të hetimeve se Alibej pagoi Euglen Halilin dhe Xhuljano Hoxhën që të ekzekutonin Regis Runaj, i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e 29 korrikut 2020 në afërsi të varrezave të qytetit. Sipas policisë, ai është goditur 27 herë më thike nga Halilaj, ndërsa Hoxha ka rolin e organizatorit. Të njëjtën persona, po kundrejt pagesës, kanë patur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Emiljano Ramazanit, tek rrethrrotullimi i Luleve, në Elbasan me 20 korrik të këtij viti. Krahas detajeve për këto dy ngjarje të rënda, i penduari ka dëshmuar edhe për krime të tjera të ndodhura në Elbasan.
Po ashtu ai akuzohet për vrasjen e Bujar Çelës. Erion Alibej është akuzuar edhe për plagosjen e Xhoni Rustës, kushëririt të Suel Çelës. Erion Alibej njihet ndryshe si Andrea Alibej por edhe si Erion Dylgjeri.