Treshja që do të hapë zyrtarisht samitin që mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit është: Kancelarja gjermane Angela Merkel, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal Majlinda Bregu dhe Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi.
Në seancën plenare që nis në orën 11.25 minuta dhe ku diskutohet Tregu I Përbashkët Rajonal do të flasin të gjithë krerët e delegacioneve, pjesë e procesit të Berlinit. Kryeministri Edi Rama mësohet se do të mbajë fjalën e tij pas Presidentit francez Emanuel Macron dhe Presidenti të Malit të Zi Gjukanovic.
Vendimi më i rëndësishëm i këtij samiti është krijimi i Tregut të Përbashkët rajonal.
