Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zbardhet debati i fortë mes mjekut dhe teknikut të imazherisë në polici. Prokuroria kërkon burg për ta

11:26 / February 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
prokuroria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arrest me burg” për mjekun Nazmi Metaliu dhe teknikun e imazherisë Astrit Masnaku, të arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre pretet të nisë rreth orës 11:00, ku gjykata do njihet me aktet e dosjes dhe do vendosë nëse do pranojë kërkesën e prokurorisë, apo do caktojë masë më te butë sigurie ndaj imazheristit dhe mjekut të QSUT-së.

Në dosjen hetimore thuhet se gjithçka nisi kur një pacient që do bënte skaner i kanë shtyrë datën dhe kanë futur një tjetër në vend të tij. Ky pacient ka bërë kallëzim, më pas kanë futur një të infiltruar dhe kanë dokumentuar shkeljet që kryheshin në QSUT.

Nga përgjimet ka rezultuar se mjekët kishin ngritur një skemë korruptive me një shërbim publik. Ata fusnin njerëz jashtë radhe dhe merrnin deri në 120 mijë lekë të vjetra për çdo pacient që trajtohej në mënyrë preferenciale.

“Në procesverbalin e transkiptimit të bisedës ambientale të zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në datën 02.02.2023 ora 12.45 mes shtetasve Nazmi Metaliu dhe Astrit Mansaku rezulton : Astriti i thotë Nazmiut a e di çfarë ke bërë ti? Nazmiu i thotë, kam pushkatuar veten, të kam pushkatuar dhe ty. Astriti i thotë ne sikur t’ia bëjmë vetes është tjetër histori, por me ja bërë shokut…. Nazmiu i thotë pse du unë me ia bërë vetes… erdhi ai …që e pata bërë para dy javësh dhe sa e bën. I thashë… paska qene njeri i pabesë or burrë. Astriti i thotë kjo është shoqëria mor burrë, kjo është me vra veten , me u var në litar, nuk ke ç’i bo o Naz. Nazmiu i thotë më thoshte hajde me mu, me vra veten”, sipas dosjes.

Nazmi Metaliu Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri përfshin pyllin në Mallakastër, digjen pisha, ullishte e shkurre

14:21 / September 6, 2026

Zjarret/ 11 vatra vijojnë të jenë aktive, ja zonat ku situata është më problematike

11:07 / September 6, 2026

Atentati ndaj Viktor Bardhit, autorët s’u kapën nga kamerat e sigurisë! Dyshohet se u ndihmuan nga të tjerë, asnjë provë në mjetin që u gjet i djegur

12:09 / September 4, 2026

Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, në pranga dy vajza nga Brazili dhe një nga Kolumbia

09:34 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.