Pasditen e të enjtes banorët e zonës së “Komunës së Parisit” në Tiranë u tronditën nga shpërthimi i eksplozivit të vendosur në mjeti ne prokurorit Arjan Muça.
Siç raporton Nevvs 24, prokurori Muça ka thënë në Policinë e Tiranës se mjetin tip “Benz”, me targë AA102ET, e ka në pronësi të tij dhe prej më shumë se 2 vitesh e parkon në katin minus 2 të nëndheshëm, në qendrën tregtare të “Komunës së Parisit”.
Prokurori 50-vjeçar ka thënë se nuk ka asnjë konflikt dhe se ky sulm lidhet vetëm me detyrën e tij si prokuror pranë Këshillit të lartë të Prokurorisë. Nisur nga deklarimet e tij, policia e ka referuar çështjen për shkak të detyrës dhe po heton në këtë drejtim.
Ndërkohë, nuk është përcaktuar ende lloji i lëndës plasëse dhe sasia, por paraprakisht dyshohet se ajo është vendosur në tokë poshtë mjetit, në pjesën e përparme.
