Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhet dëshmia e të penduarit për vrasjen e biznesmenit

10:40 / December 9, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodian saliu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Luftar Reci, i penduari tashmë i drejtësisë ka dhënë dëshminë e tij lidhur me vrasjen e biznesmenit Klodjan Saliu:

“Në fillim të muajit Shkurt të vitit 2005 kam takuar në Tiranë Lulzim Berishën. Takimi u realizua në vendin e quajtur pranë stacionit të Trenit Tiranë, vend ku kisha një kazino timen. Kazinoja ndodhej në bodrumin e një pallati të ndërtuar nga një ndërtues kosovar me emrin E.A. Ky pallat është pranë stacionit të Trenit. Ishte ora 01:00 dhe erdhi Luli së bashku me Lentin dhe Indritin. Gjatë takimit Luli më ofroi një marrëveshje sipas të cilës unë duhej të vrisja shtetasin Klodian Salihu dhe ai në këmbim do të vriste hasmin tim. Ata më thanë se Klodian Saliun e kishin kundërshtar dhe kishin frikë se mos i vriste. Gjithashtu ata donin ta vrisnin edhe në lidhje me kontrabandën dhe trafiqet që bëheshin në portin e Durrësit pasi e shihnin si rival. Sipas Lentit, një polic i portit i kishte thënë atij (Plaurent Dervishajt) që një natë Klodi me gjithë dy persona të tjerë ju kanë pritur te shtëpia e Lulit për t’ju vrarë. Sipas Lentit polici ishte i pirë tapë në momentin që i kishte thënë këtë muhabet. Pasi ramë dakord të shkëmbenim hasmin, unë pothuajse gjithë muajin Shkurt të vitit 2005 nga mesi i ditës deri vonë në darkë shkoja në Durrës që ta shihja si fytyrë shtetasin Klodian Salihu dhe të mësoja edhe lëvizjet e tij. Kur shkoja në Durrës fillimisht takoja Lulin, Lentin dhe Indritin dhe më pas me qëllim që të studioja lëvizjet e tij dhe vendet ku rrinte Klodi. Ata më jepnin një djalë të ri, i moshës rreth 19 vjeç, i cili njihte Klodin si fytyrë. Nëpër Durrës lëviznim me një makinë tip Benz 250 tip i vjetër ngjyrë hiri me targa Durrësi që në dijeninë time ishte në pronësi të Indrit Taullaj. Bashkë me këtë djalin lëviznim në të gjithë vendet ku mendohej se ishte Klodi. Mbaj mend për shembull se shkonim diku te Vollga pasi dyshonim se aty ishte kishte një lokal Klodi. Në këtë vend nuk e kemi parë asnjëherë. E kërkonim diku pas bashkisë në një lokal në kat të dytë, ku na tha një natë IndritI në telefon se më duket se ishte atje. U futën në lokal në kat të dytë në një tavolinë dhe ai djali na tha se nuk ishte aty. Kemi kontrolluar në çdo lagje të Durrësit.

Unë Lenti dhe Indrit filluam të bëjmë prova për vrasjen e Klodian Saliut. Vendosëm që vrasja të realizohej kur Klodi shkonte të takonte…. në Tiranë. Një javë rresht kemi pritur që të kalojë. Vendoseshim në një karburant rreth 1.5 km në hyrje të autostradës.

Luli sapo mori vesh që … do të na jepte informacion për lëvizjet e Klodit u sigurua që të bëhet vrasja dhe iku në Turqi me qëllim që të mos dyshohej.

Një natë para se të vritej Klodi kam fjetur në Durrës. Ditën e vrasjes në mëngjes jam takuar tek piceria e Lulit me Lentin dhe Indritin. Ndërsa Luli ishte në Turqi”, ka deklaruar ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Maran para sfidës me Finlandën: Tifozët besojnë te ne, do të japim maksimumin për fanellën kuqezi

17:05 / November 11, 2026

Tragjedia me 86 viktima në Bullgari, zbulohet shkaku i aksidentit

16:52 / November 11, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.