Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhet fjala / Basha: S’largohem nga posti i kryetarit, PD nuk shkrihet për interesat e Berishës

18:02 / October 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha kryesia pd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk e kam parë të arsyeshme të reagoj kundër spekullimeve, gënjeshtarëve e shpifjeve të ulta ndaj meje me të cilat po bombardohet prej disa javësh anetarësia e Partisë Demokratike dhe opinioni publik. E kam përjashtur dhe vazhdoj ta përjashtoj nga axhenda ime invesitmin e kohës dhe energjive në shfaqje publike me “me the, i thashë, e me tha” brenda llojit, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndryshojnë natyrën e përballjes politike në Shqipërinë e sotme të njëmijë e një problemeve dhe halleve që kanë qytetarët e theshtë: nga përballje të  opozitës me qeverinë e shdërrojnë në hidh e prit të ish kryetarit historik Sali Berisha me kryetarin e rizgjedhur vetëm para katër muaj me parimin një anëtar një votë, që jam unë.

Ketë  kënaqësi apo dhuratë,  Edi Rama me bandat e tij nuk do ta ketë kurrë nga unë.

Unë e refuzoj arenën ku më ftojnë spekullimet dhe shpifjet e ricikluara të listës 8-vjeçare apo 16-vjeçare të kundështarëve të mi politikë në Partinë Socialiste, që sot  i recitojnë të zemeruarit  dhe të keqkuptuarit me vendimin  tim për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së me kërkesën  e SHBA për shkak të shpalljes së tij non grata prej tyre.

E kam  shpjeguar  kontekstin dhe barrën e këtij akti ditën që e  shpalla.

Dua të përsëris sot se sa të jem unë kryetar i PD-së nuk do të pranoj të hedh në votim në asnjë forum të Partisë Demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie. Edhe sikur  të jem unë i godituri i këtyre vendimeve.

Nuk do të pranoj e lejoj akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokraitke nga aleati ynë strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i  Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA.

Izolimi nga SHBA është vdekja e Partisë Demokratike. Rrjedhimisht është vdekja për një periudhë jo të shkurtër e shpresës së shqiptarëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

17:39 / September 20, 2026

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Duhet koordinim shtetëror dhe diplomatik për të ndryshuar vendimin!

16:20 / September 20, 2026

Tragjedi në Dibër, 31-vjeçari mb*tet në lumin Drini i Zi

16:00 / September 20, 2026

Masa të reja në arsim në Itali, Meloni: Do të ketë limit për studentët e huaj në klasa

15:39 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.