Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Zbardhet padia e plotë e aplikantit për BKH-në: U eliminuam padrejtësisht

10:43 / October 27, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bkh 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një aplikant ka depozituar padi në Gjykatën Administrative një ditë më parë ndaj procesit të përzgjedhjes për hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Sipas padisë e cila është administruar në Gjykatën Administrative, thuhet se përjashtimi i 300 kandidatëve për hetues në fazën e tretë të testimit është bërë pa përcaktuar metodologjinë e vlerësimit. Paditësi pretendon se në këtë rast i janë cenuar interesat e tij.

“Me anë të kësaj kërkesëpadie kërkoj pezullimin e procedurave të konkurrimit nga Byroja Kombëtare e Hetimit, pasi në mënyrë jotransparente, me anë të një veprimi administrativ, ka bërë përjashtimin e 300 kandidatëve për hetues në fazën e tretë të testimit (testimi fizik) pa përcaktuar metodologjinë e vlerësimit, ku dëmtohen interesat e mia personale, interesi publik dhe procesi i rregullt ligjor në një procedurë konkurrimi që ka për qëllim rritjen e besimit të publikut pranë organeve të drejtësisë”, shkruhet në padi.

Më herët tirananews.al në një analizë të rezultateve zbuloi se shumë prej atyre që kanë fituar testin logjik, nuk kanë mundur që të kalojnë testin fizik. Në testin logjik u skualifikuan 30 kandidatë me pragun e deklaruar 12 pikë, ndërsa në testin fizik u skualifikuan 300 aplikantë pa u treguar se sa është pragu që duhet të arrinin.

Lexo edhe- ANALIZË / Do hetojnë zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, BKH me “muskuj”, por pa “tru”

PADIA E PLOTË

“Sipas njoftimeve në faqen zyrtare të BKH-së procesi i aplikimit, konkurrimit dhe i përzgjedhjes do të kalonte në fazat e mëposhtme:

  1. Në fazën e parë, aplikantët duhet të plotësonin dokumentacionin vijues, formularin e aplikimit, deklaratën për mungesën e konfliktit të interesit, shtojcën B2, B3 dhe C të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, vlerësimet e punës dhe vërtetim për arsyen e largimit nga puna për rastet ku aplikohet. Në këtë proces aplikuan rreth 653 aplikantë, nga ku u përzgjodhën 424 aplikantë që i plotësonin kërkesat e ligjit për vazhdimin e konkurrimit nga komisioni i përzgjedhjes.
  2. Në fazën e dytë u zhvillua testimi logjik. Sipas njoftimit zyrtar, aplikantët duhet të merrnin një minimum prej 12 pikësh nga 30 pikë që kishte testi, nga ku u kualifikuan 403 aplikantë sipas pikëzimit (në rend zbritës) duke u qëndruar kërkesave të ligjit nga komisioni i përzgjedhjes. Unë, paditësi, në këtë fazë kam marrë 24 pikë nga 30 që ishte maksimumi me numër rendor XXX.
  3. Në fazën e tretë, aplikantët duhet të kryenin testin fizik nga data 19.10.2020- 22.10.2020 të ndarë në grupe prej 100 aplikantësh çdo ditë. Nga informacioni i publikuar në faqen zyrtare të BKH-së është kërkuar dokument identifikimi dhe vërtetim nga specialisti kardiolog, por asnjë udhëzim mbi mënyrën e pikëzimit. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të BKH-së gjatë fazës së parë është bërë e ditur për të gjithë aplikantët në momentin që do të zhvillohej testimi fizik do të ishin këto norma: pompa ulje-ngritje, palosje, 300 metra sprint dhe 2400 metra vrap “pa përcaktuar sasinë dhe kohën për të kryer këto norma”.
  4. Në fazën e katërt të testimit është testi i esesë, ku ka dalë dhe udhëzues për pikët, duke treguar standard tjetër krahasuar me testin fizik që nuk ka pasur një udhëzim mbi mënyrën e pikëzimit”, deklaron paditësi.

300 PERSONA u skualifikuan gjatë testimit fizik, si kandidatë për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ndërkohë, u kualifikuan për në fazat e mëtejshme 103 kandidatë, policë dhe civilë, që tashmë do t’i nënshtrohen testit të esesë.

60 PERSONA do të kualifikohen pas përfundimit të të gjitha fazave të konkurrimit, pasi kaq vende është limiti i përcaktuar në organikën e “FBI-së shqiptare”, për të cilën tashmë garojnë

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.