Në nëntor Kuvendi i Shqipërisë do të zgjidhte pas shumë kohësh Kryeprokurorin e ri Olsian Çela.
Çela, një prokuror në karrierë që pranoi para KLP-së mënxyrat që sistemi i drejtësisë në Shqipëri kishte bërë, kërkoi një mbështetje për një mandat që do i ndryshojë sipas tij, faqen e drejtësisë në Shqipëri.
Tirananews.al ka mundur që të sigurojë deklaratën e pasurisë që numri një i akuzës në Shqipëri ka deklaruar pranë Inspektoriatit të lartë të Deklarimti të Pasurisë.
Çella deklaron se për vitin që lamë pas ka mundur që të kursejë duke depozituar në bankë rreth 8.6 milionë lekë si dhe 7500 euro. Ai thotë se të ardhurat i ka nga puna që ka bërë si prokuror dhe si ekspert trajnues në SHkollën e Magjistraturës. Nga deklarrimi i pasurisë vihet re edhe një borxh i vjetër që kryeprokurori ua ka dy personave, njërit 9 milionë lekë dhe tjetrit 8 milionë lekë. /Tirananews.al

