Mbrëmjen e së mërkurës në Elbasan, disa adoleshentë u përfshinë në një sherr, në afërsi të pallatit të sportit. Pas sherrit ata kishin marrë në automjet, pa dëshirën e tij, një të mitur të përshirë në konflikt. Policia thotë se pengmarrja ka zgjatur disa minuta dhe ka arrestuar 4 të rinjtë e përfshirë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale kanë bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përshirë në konflikt. Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit: D.B, 20 vjeç, F.G, 19 vjeç, B.Q. 22 vjeç dhe E.G, 20 vjeç, banues në Elbasan.
“Këta shtetas, pas një konflikti fizik për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë mbajtur me forcë në automjet, për disa minuta, një 17-vjeçar të përfshirë në konflikt. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim”..