Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhet plani sekret i Hamasit: Sulmoni shkollat, vritini dhe merrni pengje

13:43 / October 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5424
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në dokumentet e klasifikuara të organizatës sunite palestineze, të cilat ranë në posedim të rrjetit televiziv amerikan NBC përshkruhet fytyra e frikshme e Hamasit. Ndërsa planet e tij për të pushtuar Izraelin dhe mënyra e organizimit zbulohen gradualisht, dokumentet e reja përfshijnë harta ajrore të sulmeve ndaj shkollave dhe një qendre rinore në kibutz Kfar Saad. Direktiva-“urdhri” për terroristët e Hamasit nuk lë vend për keqinterpretim: “Vritni sa të mundni, merrni pengje dhe largohuni shpejt për në Gaza”. Hartat dhe dokumentet e gjetura nga autoritetet izraelite dhe media Hamasit zbulojnë një plan të koordinuar për të shfarosur dhe rrëmbyer fëmijët e vegjël në fshatin afër Gazës. Dokumentet janë të shënuara “Top Secret” në arabisht dhe u drejtohen “anëtarëve shumë të trajnuar” të Hamasit.  Plani kishte dy pjesë: E para, trroristët e Hamasit të rrethojnë dhe depërtojnë fshatrat, duke synuar vendet ku mblidhen civilët, përfshirë fëmijët. Pastaj, jo vetëm për të hapur zjarr ndaj civilëve, por edhe për të rrëmbyer sa të munden, edhe fëmijë të shkollës fillore.

Hamasi, përveç synimit të shkollës fillore, planifikoi të sulmojë edhe qendrën rinore Bnei Akiva. Në një faqe të hartës, nën titullin “Manovra Tepër Sekrete”, Hamasi udhëzon një njësi të sigurojë sulmin e saj në Kfar Saad në lindje, ndërsa një njësi tjetër do të kontrollojë anën perëndimore. 

“Vritni sa më shumë dhe merrni pengje” është direktiva mbizotëruese. Të gjitha hartat, sipas NBC, janë në duart e autoriteteve izraelite. 

Një video e postuar në mediat sociale tregonte burrat e Hamasit duke bastisur një Kibuc më 7 tetor, gjë që konfirmon urdhrat dhe lëvizjet e tyre, duke ndjekur me besnikëri udhëzimet e hartës, komenton rrjeti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Wi-Fi falas në të 61 bashkitë e Shqipërisë/ BE: Një tjetër hap drejt përfshirjes digjitale dhe integrimit europian

13:53 / August 29, 2026

Uljan Shpataraku në GJKKO për masën e sigurisë, ish-polici u arrestua me Ergys Agasin, në banesë iu gjetën 7 armë

11:09 / August 29, 2026

GJKKO e la në burg/ Ergys Agasi, transferohet në paraburgimin e Bradasheshit

10:58 / August 29, 2026

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran

10:43 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.