Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zbardhet propozimi i PD për reformën territoriale me 100 bashki, ja si ndryshon harta e Shqipërisë. Tirana ndahet në 5 pjesë të reja. Kush janë 39 njësite që shtohen?

15:30 / July 31, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Harta sipas PD1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka publikuar propozimin e saj për një reformë të re territoriale, e cila parashikon rritjen e numrit të bashkive nga 61 qe janë aktualisht në 100 bashki, duke rikthyer një pjesë të njësive administrative si bashki më vete dhe duke ndarë bashkitë më të mëdha të vendit.

Harta e re e propozuar sipas PD synon të afrojë pushtetin vendor me qytetarët, përmes krijimit të njësive më të vogla administrative.

39 bashki të reja, nga 61 në 100 njësi vendore

Sipas hartës së propozuar nga Partia Demokratike, numri i bashkive rritet me 39 njësi, duke kaluar nga 61 bashki aktuale në 100 bashki.

Bashkitë e reja që shtohen janë:  Velipojë, Drivast (Drishti), Koplik, Bicaj, Shishtavec, Bregu i Matës, Orosh, Zadrimë, Mamurras, Rubik, Sukth, Fushë-Krujë, Lurë, Klos, Shupenzë, Kastriot, Petrelë, Kashar, Dajt, Arbanë, Ndroq, Ardenicë, Fiershegan, Dushk, Fratar, Cakran, Frakull, Bradashesh, Shpat, Shpirag, Otllak, Bilisht, Ersekë, Leskovik, Voskopojë, Mokër, Libohovë, Novoselë, Amantia, Orikum dhe Ksamil.

Tirana pëson ndryshimin më të madh

Ndryshimi më i rëndësishëm në hartën e propozuar prek Tiranën. Nga një bashki e vetme, kryeqyteti ndahet në gjashtë bashki:   Tiranë,  Kashar,  Dajt, Petrelë,  Arbanë, Ndroq.

Në këtë mënyrë sipas PD një pjesë e zonave periferike dhe rurale të kryeqytetit do të administrohen nga bashki të veçanta, ndërsa Bashkia Tiranë do të mbulojë zonën qendrore.

Shkodra ndahet në katër bashki

Edhe qarku i Shkodrës pëson një nga ndryshimet më të mëdha. Përveç Bashkisë Shkodër, krijohen edhe:  Velipoj,  Drivast (DRISHTI)  Koplik (duke u ndarë nga Malësia e Madhe) Kjo e çon zonën në katër bashki të mëdha vendore.

Fieri ndahet në disa bashki të reja

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm parashikohet në Fier. Përveç bashkive ekzistuese, krijohen: Frakull, Cakran,  Ardenicë, Fiershegan. Ndërsa Mallakastra ndahet me krijimin e Bashkisë Fratar.

 Korça rikthen disa qendra historike si bashki

Në juglindje, reforma propozon krijimin e disa bashkive të reja:  Bilisht, Ersekë,  Leskovik,  Voskopojë dhe Mokër. Ndërkohë Korça, Maliqi dhe Pogradeci vijojnë të mbeten bashki më vete.

Ndryshime të rëndësishme edhe në Vlorë dhe jug

Në qarkun e Vlorës, përveç Bashkisë Vlorë, krijohen edhe:  Orikum,  Novoselë,  Amantia!

Ndërsa në jug të vendit propozohet krijimi i Bashkisë Ksamil, e cila shkëputet nga Saranda. Po ashtu rikthehet Bashkia Libohovë.

Lezha, Mirdita dhe Durrësi ndahen në më shumë bashki

Në veri dhe Shqipërinë e Mesme, projekti parashikon:  Lezha ndahet me krijimin e Bregut të Matës dhe Zadrimës. Mirdita ndahet me krijimin e Rubikut dhe Oroshit. Kurbini ndahet me krijimin e Mamurrasit.

Durrësi ndahet me krijimin e Bashkisë Sukth. Kruja ndahet me krijimin e Bashkisë Fushë-Krujë.

Berati dhe Elbasani ndahen në njësi më të vogla

Në qarkun e Beratit krijohen dy bashki të reja:  Shpirag dhe Otllak! Ndërsa në Elbasan krijohen: Bradashesh dhe Shpat!

Këto bashki shkëputen nga njësitë aktuale me synimin për të krijuar administrim më të afërt me komunitetet.

100 bashki PD propozimi reformen territoriale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026

Reforma territoriale në Kuvend/ Drafti prezantohet në komisionin e ligjeve

15:28 / September 23, 2026

Kreu i SHISH në arrest shtëpie, debate në Komisionin e Ligjeve! PD: Ka rënë shteti, siguria kombëtare është cenuar

11:13 / September 23, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.