Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhet telefonata e Joe Biden, zbulohet kërkesa e fortë ndaj Putinit

20:51 / July 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Presidenti Joe Biden i tha Presidentit Rus Vladimir Putin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Joe Biden i tha Presidentit Rus Vladimir Putin në një telefonatë të premten se ai duhet të “ndërmarrë veprime” kundër kriminelëve kibernetikë që veprojnë në Rusi dhe se Shtetet e Bashkuara gëzojnë të drejtën për të “mbrojtur popullin e tyre dhe infrastrukturën e jetike”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Biseda telefonike mes dy udhëheqësve vjen më pak se një muaj nga takimi i tyre në Gjenevë, kur Presidenti Biden paralajmëroi kundër sulmeve të vazhdueshme kibernetike që vijnë nga Rusia ndaj bizneseve dhe infrastrukturës amerikane. Një sulm i ri kibenetik i lidhur me grupin REvil me qendër në Rusi, shkaktoi probleme të mëdha fundjavën e kaluar, duke prekur 1,500 biznese.

Shtëpia e Bardhë tha se “Presidenti Biden nënvizoi nevojën që Rusia të ndërmarrë veprime për t’i goditur grupet kibernetike që veprojnë në Rusi dhe theksoi se ai është i përkushtuar për vazhdimin e angazhimit për t’u përballur me kërcënimin e gjerë që paraqesin këto sulme”.

“Presidenti Biden përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm për të mbrojtur njerëzit dhe infrastrukturën e tyre jetike përballë kësaj sfide të vazhdueshme”, thuhej në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Biseda e fundit mes dy udhëheqësve botërorë pason një seri sulmesh ndaj infrastrukturës jetike dhe korporatave të mëdha çka po trajtohet nga administrata Biden si një problem urgjent që kërcënon sigurinë kombëtare.

Një sulm kibernetik në muajin maj ndaj një tubacioni të rëndësishëm në SHBA detyroi kompaninë të ndalë përkohësisht punën. Gazsjellësi Colonial i pagoi një shumë prej rreth 4.4 milionë dollarëve hakerave, kërkuar prej tyre si kusht për të çliruar veprimtarinë e kompanisë. Autoritetet amerikane arritën më pas të rimerrnin një pjesë të madhe të kësaj shume falë një operacioni të zhvilluar muajin e kaluar.

Hakerët arritën gjithashtu t’i zhvasin një shumë prej 11 milionë dollarësh kompanisë JBS SA, përpunuesit më të madh të mishit në botë./VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.