Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhet udhëzimi, si do pranohen studentët e rinj. Kushtet për aplikimet

19:16 / May 19, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
studente
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përpara se maturantët t’u nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit ka përcaktuar procedurën e aplikimit dhe regjistrimit të tyre në universitet.

Me udhëzimin nr.10, datë 15.05.2019, MAS vë në shina procesin e garimit, ndërsa datat e nisjes së garës dhe shpalljen e fituesve ia lë në dorë të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe Rrjetit Akademik Shqiptar.

Këta të fundit, të cilët kanë gjithë databazën e të dhënave të studentëve për t’ua nisur universiteteve do të jenë përgjegjës për aplikimet dhe njoftimet e kandidatëve përmes sistemit.

Pas sezonit të provimeve, korriku është muaji i përpunimit të të dhënave, që do të pasohet me aplikimin me Formularin A2, ku maturantët kandidatë duhet të zgjedhin dhjetë degë të preferuara në universitetet publike e private. Fundgushti-fillimshtatori, të rinjtë do të mësojnë nëse janë fitues për të nisur një proces të gjatë deri në zerimin e kuotave që ofrojnë universitetet.

KUSHTET PËR APLIKIM

Janë katër kritere që çdo kandidat për në IAL duhet të plotësojë apriori përpara se t’i futet procesit të aplikimit. Përfundimi me sukses i gjimnazit, vërtetuar me diplomën e maturës, është kushti i parë.

Nota mesatare e barabartë ose më e lartë se 6.5 për programet e përgjithshme, mbi 7.5 për mësuesit dhe më e lartë për disa degë të mësuesisë, përbën një tjetër kusht aplikimi. Po ashtu, një kandidat që i futet garës nuk duhet të rezultojë i regjistruar në një tjetër program studimi, duke qenë se as sistemi nuk e lejon. Përjashtim bëjnë vetëm nxënësit dhe studentët e shkëlqyer, sipas udhëzimit të ministrisë.

RAUNDET E APLIKIMIT

Ashtu si vitet e kaluara, do të jenë tre raunde aplikimi. I pari do të ketë 7 faza 48-orëshe, ku secili aplikant ndjek ecurinë e procesit të shpalljes fitues të tij në një ose disa programe studimi të përzgjedhura në formularin e aplikimit. Nëse korrespondon merita me dëshirën e tij duhet të paraqitet në fakultet për të bërë regjistrimin në fazën përkatëse.

Zhvendosja e vizës së kuqe do të bëhet shtatë herë duke shpallur fitues të rinj. Në degët ku nuk ka më kandidatë në pritje, lista rikthehet edhe njëherë nga fillimi. Ndryshe nga i pari, raundi i dytë ndahet në 5 faza, ndërsa i treti në tre faza 48-orëshe.

Në përfundim të garës, nëse ka ende kuota bosh, MAS iu lë dorë të lirë universiteteve të regjistrojnë studentë të rinj. Mjafton që ata të kenë aplikuar. Në këtë pikë duhet pasur kujdes. Kandidatët duhet të tregohen vigjilentë, duke aplikuar në degë që i dëshirojnë, por edhe meritojnë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë me BE, Rama ironizon nga Brukseli: Po si thanë, nuk ka më negociata?

22:21 / July 14, 2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës skandaloze për spastrim etnik

22:01 / July 14, 2026

Panik në ajër, fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente, pasagjerët në revoltë

20:51 / July 14, 2026

“Projekti në Zvërnec, krenari për Shqipërinë’, Rama nga Brukseli: Ligji për zonat e mbrojtura, ndër më të mirët

20:26 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.