Autoriteti kontraktor për territorin e mbetjeve në Sharrë është Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit. Në vendimin Nr. 132, datë 6.3.2024 të miratuar nga qeveria, është përcaktuar me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, krijimi i Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve e cila është në varësi të Ministrisë së Mjedisit.
Në dispozitat e përgjithshme të kësaj VKM-je thuhet se Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve (në vijim, Agjencia), do të jetë person juridik, publik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për mjedisin (në vijim, ministri), me seli në Tiranë.
Agjencia financohet nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera të ligjshme, sipas legjislacionit në fuqi. Buxheti i Agjencisë përbën zë të veçantë në buxhetin e ministrisë përgjegjëse për mjedisin.
Ky vendim i qeverisë rikonfirmon se Autoriteti kontraktor për territorin e Sharrës është Ministria e Mjedisit