Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhet vendimi për rimbursimin e barnave për Covid, trajtimi falas jo më shumë se 1 muaj

16:27 / December 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Farmacite
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhet vendimi për rimbursimin e medikamenteve për personat e prekur me Covid dhe që ndiqen në banesë.

Sipas urdhërit të datës 19 Nëntor, të gjithë të prekurit me Covid-19 dhe që kanë një gjëndje të lehtë deri të mesme të sëmundjes, do të ndiqen në banesë dhe do të përfitojnë rimbursimin e ilaçeve dhe vitaminave në vlerën e 1650 Lekë deri në 10.900 Lekë.

Sipas urdhrit, një i prekur në formën e lehtë do të marrë paracetamol, aspirinë, ibuprofen, vitaminë D, vitaminë C, azitromicinë dhe levofloxacin.

Ndërsa një rast i moderuar, përveç antibitiotikëve dhe vitaminave mund të marrë edhe dexamethason 0.5  mg dhe  antikoagulant apixaban 5 mg (xarelto) dhe rivaroxaban 15 mg (xarelto). Dy të fundit merren vetëm në rastin kur personi i prekur me Covid ka sëmundje bashkëshoqëruese. Të dy skemat e trajtimit të pacientëve me Covid do të përfitojnë ilaçe falas vetëm për një muaj.

“Mjeku i familjes pasi të ketë zgjedhur kategorinë Sars Cov-2 si dhe diagnozën Covid-19 formë e lehtë ose e mesme sipas udhëzimit mbi ndjekjen në shtëpi të rasteve me infeksion të Covid-19 do të bëjë përshkrimin e barnave siç përcaktohet në udhëzim. Kohëzgjatja maksimale e trajtimit do të jetë jo më shumë se 1 muaj dhe nuk do të kalojë vlerën e rimbursimit të përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave”.

Në vend janë afro 20 mijë raste aktive pozitiv Covid. Më shumë se gjysma janë në kryeqytet, e ndjekur më pas nga Fieri, Durrësi, Korça dhe Vlora.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A do jetë i zgjedhuri i PS si kandidat për Bashkinë e Shkodrës? Përgjigjet ministri Karakaçi

22:58 / November 13, 2026

Policia blindon hyrjen e Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve dhe personave

21:40 / November 13, 2026

“Nga janari 2027 ulen komisionet për pagesat me kartë”, Ibrahimaj: Bizneset do të kenë më pak kosto për transaksionet

20:39 / November 13, 2026

Fantazma e kandidatëve të protestës

19:59 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.