Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zbardhet vrasja në Greqi, identifikohet autori. Mediat greke: Është shqiptar, fshihet në Divjakë

20:40 / November 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet greke kanë zbardhur një vrasje të ndodhur më 17 Tetor 2023 në Menidi të Greqisë, ku mbeti i vdekur një 38-vjeçar. Ky i fundit ishte goditur me thikë dhe kishte humbur jetën për shkak të gjakderdhjes.

Rezulton se autor i dyshuar është një 41-vjeçar shqiptar me iniciale O.Ll. nga Lushnja, i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të drogës. Viktima, sipas familjarëve, ka qenë përdorues droge.

Kanë qenë dëshmitarë okularë ata të cilët kanë ndihmuar policinë greke të ndërtojë dinamikën dhe të identifikojë autorin.

Sipas 2 dëshmitarëve okularë, viktima dhe 41-vjeçari shqiptar kanë debatuar ashpër për çështje droge. Më pas, autori i goditi me thikë në kofshë, duke i shkaktuar hemorragji.

Pas vrasjes, autori i identifikuar si shqiptar, u arratis në këmbë drejt qendrës së Menidit.

Pas identifikimit të tij nga dëshmitarët, policia greke kishte përgjuar telefonin e autorit. Sipas mediave greke, në një bisedë që 41-vjeçari shqiptar kishte patur me të afërm të tij, ai u kishte treguar se “kishte vrarë dikë” pa ju dhënë më shumë detaje.

Prej andej, raporton shtypi grek, është arratisur ilegalisht në Shqipëri dhe fshihet në zonën e Divjakës.

41-vjeçari shqiptar është person i skeduar edhe më herët nga policia greke dhe është akuzuar për armëmbajtje pa leje, organizatë kriminale, dëshmi të rreme, grabitje. Në periudhën kur vrau 38-vjeçarin, qëndrote ilegalisht në Greqi.

Greqi ngjarja zbardhet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.