Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku dha detajet e plota për operacionin e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës, të koduar “Never Forget”. Ai tha se në total janë zbardhur 16 ngjarje kriminale, mes të cilave 6 vrasje.
Në total janë lëshuar 15 urdhra ndalimi, nga të cilat janë ekzekutuar 12 ndërsa 3 persona janë shpallur në kërkim. Po ashtu, Rrumbullaku renditi të gjitha krimet e kryera nga ky grup me data dhe emra konkretë.
Emrat që kryesojnë këto ngjarje të rënda të ndodhura përgjatë këtyre 5 viteve të fundit në qytete të ndryshm të vendit, është ai i Laert Haxhiut, ashtu sikurse edhe i Artan Tafanit, personit i cili bashkëpunoi me autoritetet pas arrestimit, për zbardhjen e ngjarjeve në fjalë. Laert Haxhiu sipas Policisë së Shtetit është organizator dhe porositës i dy vrasjeve në Athinë.
Të arrestuar
1-Artan Tafani
2-Erisiana Abedini
3-Lulzim Spahia
4-Ligor Romaçka
5-Bujar Abedini
6-Bledar Berberi
7-Mariglen Topuzi
8-Enriko Xhahysa
9-Klea Xhafo
10-Idriz Manaj
11-Fatjon Veliu
12-Leart Haxhiu
Të shpallur në kërkim
1-Lorenc Lala
2-Firdeus Berberi
3-Kristi Bizheku
Vrasjet e zbardhura
Alban Semaku, 17 Tetor 2021
Çajup Selimi, 1 Qershor të 2021
Albi Bashaliu, 27 Dhjetor 2021
Fridmand Xhaferraj, 13 Maj 2021
Lulzim Qorri, 12 Dhjetor 2018 (Athinë)
Dikens Halili, 3 Tetor 2021 (Athinë)