Tjetër zbulim interesant në Egjipt. Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një varr me 50 mumje që datojnë në Epokën e Ptolemeut. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Antikiteteve.
Mumjet u gjetëm në katër dhoma varri të cilat ishin në një thellësi prej nëntë metrash, në zonën e Tuna El-Gebel në Minya, në jug të kryeqytetit Kajro, ku dymbëdhjetë nga mumjet ishin fëmijë.
Disa prej mumjeve ishin të mbështjella me pëlhurë liri, të tjerë në arkivole guri dhe në sarkofagë prej druri. Sipas zyrtarëve identitetet e tyre nuk dihet, por thanë se me shumë mundësi kishin pozita të rëndësishme.
