Shkencëtarët kanë krijuar molekula “joshëse” që mund të vrasin tumorin duke i mashtruar. Molekulat tërheqin proteinat në qelizat kancerogjene, të cilat në të kundërt do të rrinë në substanca të tjera që i lejojnë ato të shumohen.
Testimet tek minjtë treguan teknikën e fshehtë që bëri që qelizat e kancerit të funksionojnë keq, ndërkohë që ngadalësonin rritjen e tumorit.
Shkencëtarët shpresojnë që përparimi i tyre do ti çojë ata një hap më pranë krijimit të një ilaçi që synon lloje të ndryshme të kancerit.
Deri më tani nuk ka trajtim të kancerit ndaj proteinave në fjalë, sipas studiuesve të Hebrew University në Jeruzalem.
Ato quhen proteina të lidhura ARN, pasi lidhen me molekulat e ARN-së, thelbësore për shprehjen e gjeneve dhe rolet e ndryshme biologjike në organizmat e gjallë.
Si funksionon kjo metodë për të vrarë qelizat e kancerit?
Shkencëtarët janë të interesuar se si proceset e lidhjeve të ARN-së, një hap themelor i shprehjes së gjeneve, janë të përfshira në kancer dhe sëmundje të tjera.
Ata po shohin mënyrat se si proteinat që e kontrollojnë këtë proces, faktorët e lidhjes, ndikojnë në zhvillimin e kancerit, progresin e tumorit dhe procesin metastatik.
Shkencëtarët kanë zbuluar në vitet e shkuara që tumoret tregojnë një lidhje jonormale krahasuar me indet normale. Deri më sot nuk ka ilaçe që ndikojnë drejt për drejtë veprimtarinë e faktorëe të lidhjes.
Molekulat “joshëse”, të njohura dhe si oligonukelotide, që pengojnë faktorët e veçantë të lidhjes, mund të përdoren për të trajtuar kancerin dhe sëmundje të tjera.