Tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar rëndë edhe selinë e Kryeministrisë ku punon Edi Rama. Sikurse shihni edhe nga këto foto, sallat ku shpesh herë kemi parë që të organizohen edhe aktivitete të ndryshme është dëmtuar dhe ka filluar puna për rikonstruksionin e saj.
“U troshit nga tërmeti i dt 26.11.19, dhe në sallën dopio-volum të hartave strukturat mbajtëse pësuan mjaft plasaritje. Ishte fat i madh që pikërisht parvjet të dy katet e poshtme – përfshi bazamentin – u përforcuan në pikëpamje konstruktive dhe u sollën në normë sizmike duke shpëtuar me siguri qëndrueshmërinë e objektit.
Tani kjo sallë e bukur, me karakter të theksuar monumental, po i nënshtrohet rehabilitimit dhe përforcimit me fibra karboni”, thekson Artan Shkreli. / tirananews.al
(foto e pare: gjendja pas tërmetit; dy fotot e tjera: ndërhyrja konstruktive me fibra karboni)”