Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Zbulohen detaje të reja të kontrollit të Britney Spears nga i ati! Ja çfarë tregojnë dokumentet

23:45 / June 23, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
britney spears 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Britney Spears prej shumë vitesh vuan nga kontrolli i babait mbi jetën dhe financat e saj.

Disa dokumente konfidenciale të siguruara nga “New York Times”, tregojnë se këngëtarja për vite me radhë ka kundërshtuar vazhdimisht autoritetin që gjykatat i dhanë babait të saj, Jamie Spears, çka i dha atij kontroll mbi financat dhe jetën e saj personale.

“Ajo artikuloi se ndien që kujdestaria është bërë një mjet shtypës dhe kontrollues kundër saj,” shkroi një hetues gjykate në vitin 2016, sipas raportit të “Times”. “Këngëtarja tha se sistemi kishte ‘shumë kontroll … Shumë, shumë!’“, përmblodhi hetuesi.

Dokumentet u zbuluan një ditë para se këngëtarja të drejtohej publikisht në gjykatë në një seancë dëgjimore për kujdestarinë, një moment i rëndësishëm në një betejë shumëvjeçare për të cilën ajo pothuajse kurrë nuk ka folur drejtpërdrejt.
Megjithatë Spears, përmes avokatit të saj të caktuar nga gjykata, kohët e fundit ka kërkuar më shumë transparencë dhe vitin e kaluar bëri të qartë në gjykatë se ajo nuk dëshiron që i ati të përfshihet në punët e saj.

Në vitin 2016, hetuesi i gjykatës tha se këngëtarja kërkoi që kujdestaria të ndërpritet sa më shpejt të jetë e mundur:

“Asaj i ka ardhur në majë të hundës nga ky përfitim dhe tha se është ajo që punon dhe fiton paratë e saj, por të gjithë janë te lista e pagave”, raportoi “Times”.

Në vitin 2019, këngëtarja i tha gjyqtarit se kujdestari e kishte detyruar të qëndronte në një institucion të shëndetit mendor dhe të performonte kundër vullnetit të saj, sipas gazetës.

Ndërsa ajo po fitonte miliona nga rezidenca e saj në Las Vegas, këngëtares iu dha vetëm 2,000 dollarë ndihmë javore, zbuluan më tej të dhënat. “Times” gjithashtu zbuloi dokumente nga një seancë e mbyllur në vitin 2014, në të cilën avokati i Spears tha se këngëtarja donte heqjen e babait të saj si kujdestar.

Kjo lloj kujdestarie e caktuar nga gjykata për Britney-n, është për njerëzit që nuk mund të marrin më vendime për veten e tyre, tipikisht njerëz të moshuar dhe të dobët. Por kritikët kanë theksuar se rasti i Spears është një shembull abuzimi.

Marrëveshja e saj u krijua pasi ajo pati disa probleme që u bënë publike, mes abuzimeve të forta nga paparacët, të cilët e ndoqën këngëtaren dhe shfrytëzuan betejat e saj të shëndetit mendor.

Fansat, të cilët kanë ndjekur nga afër çështjen gjyqësore, krijuan lëvizjen #FreeBritney, duke kërkuar që kujdestaria të ndërpritet.

Britney Spears detaje zbulohen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.