Policia ka zbuluar shuma parash që dyshohet të jenë marrë gjatë grabitja spektakolare në Rinas më 9 prill të këtij vit.
Siç raporton News 24, bëhet fjalë për një shumë prej 5 mijë eurosh që i janë gjetur Elton Piklit, ndërkohë që shuma tjetër i është gjetur babait të Renaldo Sulës.
Ndërkohë gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për marrjen e kampionit për të bërë analizën e ADN për Elton Piklin dhe Oltian Veselin, dy nga të arrestuarit për grabitjen.
Kujtojmë që i vrarë mbeti Admir Murataj, i cilësuar si koka e grupit.
