Turi “Bashkia që duam” do të ndalet këtë herë në kryeqytet ku qytetarët e Tiranës do të mund të diskutojnë për atë që është bërë në këto katër vite dhe për projektet që duan të realizojnë në vazhdim. Gjithçka është bërë dhe gati në sheshin “Nënë Tereza” ku janë vendosur me mijëra karrige.
Në eventin e kësaj të shtune do të prezantohet zyrtarisht Erion Veliaj si kandidat i PS për një tjetër mandat, ndërkohë që do të publikohet edhe lista me 100 kandidatët për anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës.
