Kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaruar publikisht se ai jo vetëm që nuk di t’i japë makinës, por nuk disponon as patentë, megjithatë gjyshi duket se përveçse një shofer i zoti është zbuluar se ai ka qenë edhe fitues i një prej garave të para me automjete të mbajtura në vendin tonë.
Në një dokument të zbuluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, citohet se Vlash Rama ka fituar garën me makina me të cilën ka zënë vendin e parë e mbajtur në vitin 1931.
“Kategoria e Madhe 1500 e lartë fitues Vlash Rama prej Durrësi veturë marka R30 dhjetë km.26 me 21 minuta”, thuhet ndër të tjera në dokument.
