Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbulohet formulari/ Zyrtarët e PD të gjithë në sitën e vettingut

19:34 / July 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
seli PD2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pavarësisht se janë jashtë gjithë institucioneve qendrore dhe vendore, zyrtarët e Partisë Demokratike do të kalojnë përmes një kontrolli të integritetit moral dhe profesional.

Burime nga selia blu konfirmojnë për “BalkanWeb” se kanë nisur plotësimin e strukturave, proces ky që paraprihet nga kalimi në sitën e vettingut i të gjithë zyrtarëve të PD, përfshirë edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar.

“BalkanWeb” disponon formularin e vetëdeklarimit me 13 faqe, që kërkon përgjigjen e çdo zyrtari demokrat. Ky formular është i vlefshëm edhe për çdo kandidat për zgjedhje vendore apo parlamentare.

Në të kërkohen të dhënat personale, të dhanë për punësimin, të dhëna mbi shkollimin, mbi eksperiencën në punë, të dhëna për pastërtinë e figurës që lidhen me gjendjen gjyqësore dhe të dhëna mbi veprimtarinë politike.

Zyrtarët demokratë, janë të detyruar krahas çdo eksperience punësimi apo niveli arsimimi, të deklarojnë edhe marrëdhënien e tyre me ligjin.

Formulari është i ngjashëm me atë të dekriminalizimit, ndërsa kërkon të detajuar në qoftë se zyrtari ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet shqiptar ose i huaj dhe a është dëbuar nga ndonjë shtet.

Zyrtarët demokratë duhet të japin gjitashtu përgjigje nëse ndaj tyre është paraqitur ndonjëherë kërkesë për urdhër mbrojtje.

Në seksionin e të dhënave për veprimtarinë politike, formulari kërkon në detaje informacion nëse zyrtari ka qenë i përfshirë në veprimtari politike duke nisur nga periudha 1944 deri në 1991.
Duhet të përgjigjet nëse ka qenë anëtar apo kandidat i Byrosë Politike, Anëtarë i Komitetit Qendrorë i Partisë Punës, Anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Kryetar i Gjykatës së lartë, Prokuror i Përgjithshëm, Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, Bashkëpunëtor i ish sigurimit të shtetit, anëtarë i komisionit qendrorë të Dëbim-Internimit, apo denoncues ose dëshmitar në procese politike të posaçme.

formular PD


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Dokumenti “BESA”/ Rama vendos Zvërnecin në provën e parë të modelit të ri të qeverisjes: 90 ditë dëgjesa, transparencë dhe vendim për projektin

21:17 / July 25, 2026

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Vuçiç: Kosova është pjesë e Serbisë, sulmon sërish marrëveshjen ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

20:41 / July 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.