Mirela Sakolli është viktima e aksidentit që ndodhi sot pasdite në Lushnjë.
Burime nga Policia bëjnë me dije se në gjendje të rëndë për jetën janë edhe dy të tjerë. Mësohet se makina përfundoi në tokat bujqësore në Bypassi-n Plug-Savër. Paraprakisht dyshohet se shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë është bërë moti i keq. Policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota që e shkaktuan atë.
