Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbulohet kush e shoqëronte Vinçens Pirolin para plagosjes, dëshmia: Pse e çova në Spitalin e Lezhës

13:30 / January 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
piroli 770x385 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia vendore e Shkodrës, pas 15 orësh nga ngjarja, ka arritur që të ketë prova të besueshme se plagosja e Vinçens Pirolit ka ndodhur në Shkodër. Pavarësisht indicieve të deritanishme, ende forcat e policisë nuk kanë gjetur vendin e saktë se ku mund të jetë plagosur 34-vjeçari, por nisur nga kamerat e sigurisë, por edhe dëshmi të ndryshme, efektivët kanë ngritur prova të besueshme se plagosja ka ndodhur në Shkodër.

Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e personit që e transportoi Pirolin nga Shkodra drejt Lezhës. Ky person quhet Mark Nika dhe është një kushëri i 34-vjeçarit. Shtetasi Mark Nika ka deklaruar se së bashku me Pirolin janë nisur nga Lezha drejt Shkodrës pasi 34 vjeçari i kishte thënë se do të takonte një person.

“Jemi nisur nga Lezha për në Shkodër, pasi Vinçensi më tha se do të takonte një person. Kemi mbërritur në Shkodër rreth orës 18:30. Në hyrje të urës së Bahçallekut që është edhe hyrja e Shkodrës Vinçensi është ulur në tokë dhe është futur në një rrugë dytësore. Aty kishte edhe një xhami. Unë e kam pritur në makinë. Papritur kur erdhi dikush e kishte plagosur. Unë nuk e di as se kush e ka plagosur dhe as arsyen sepse nuk më ka treguar.

Pastaj e kam dërguar ashtu të plagosur tek spitali i Lezhës, sepse nuk donte ta çoja në Shkodër, për shkak se kishte frikë se mund t’i ndodhte ndonjë gjë. E kam çuar në spitalin e Lezhës dhe e kam lënë aty. Nuk e kam idenë se kë ka takuar dhe se kush e ka plagosur”, mësohet të ketë thënë në dëshminë e tij për policinë shtetasi Mark Nika.

Po ashtu ky person pasi është identifikuar ka ardhur deri në Shkodër i shoqëruar nga policia për t’i treguar fiks vendin se ku e ka lënë 34-vjeçarin Vinçens Piroli, i cili mbeti i plagosur dhe që është pikërisht kjo rrugicë dytësore në lagjen Bahçallek të Shkodrës, buzë lumit Drin ku ndodhet edhe xhamia e Bahçallekut.

Tek kjo rrugicë nuk ka kamera sigurie por as në aksin kryesore ku ndodhet hyrja e kësaj rrugice gjë e cila e ka vështirësuar punën për policinë duke mos qenë të bindur për vendin e ngjarjes edhe pse efektivët deri më tani kanë prova të besueshme se ngjarja ka ndodhur në Shkodër. Vinçens Piroli është në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e shtetasit Momçillo Gjurishiq në Malin e Zi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po merrni magnez? Ekspertët paralajmërojnë për ushqimet dhe pijet që mund të pengojnë përthithjen e tij

18:42 / August 5, 2026

Aeroporti i Vlorës: Si u bllokua projekti 103.9 milionë euro dhe pse shteti po zgjidh kontratën

17:01 / August 5, 2026

Grabitet argjendaria në Paskuqan, autorët largohen me motor

15:30 / August 5, 2026

Pjesa e raketës Falcon 9 e SpaceX përplaset me Hënën me 8 mijë km/orë dhe peshë rreth 4 tonë

15:21 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.