Një prej viktimave të djeshme në Laç ishte dhe një mik i afërt i Bes Kallakut. Nga kërkimet në rrjetet sociale vërehet se Mikel Jushi ka qenë mjaft i afërt me aktorin e mirënjohur.
Madje Jushi ka qenë edhe një nga të ftuarit në dasmën e Besit me Xhensilën.
Nëse i hedhim një sy profilit të tij, do të shohim edhe komentet që humoristi i linte shpesh viktimës së ngjarjes së djeshme në Laç. “ Alamet shoqeje paske zon,”– shkruan Besi krahas një fotoje ku Mikeli shihet me një qen leshator në duar. Mesa duket miqësia mes dy djemve paska qenë e vjetër. Ai shihet teksa pozon i buzëqeshur në krah të çiftit në ditën e martesës së tyre. “Të trashëgoheni dhe jetë të lumtur,”- shkruan Jushi krahas fotos me çiftin Kallaku.

