Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbulohet njeriu që po bashkëpunon me drejtësinë për vrasjen babë e bir në Elbasan

22:41 / November 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gent Beqiri dhe Nezir Beqiri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një person i arrestuar në muajin qershor 2019, pasi është identifikuar nga një gjurmë gishti në vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, në vitin 2012 në Elbasan, ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë shqiptare, duke treguar me emër dhe mbiemër personat që e kanë shtyrë për të kryer vrasjen.

Njeriu me inicialet E.B, prej më se 6 muaj mbahet në masa të forta sigurie, ku dhe familja e tij i është nënshtruar masave të rrepta të policisë. Kjo ka ardhur si pasojë e bashkëpunimit të tij me prokurorinë dhe Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, ku ka treguar emrat që financuan për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan.

Prezenca e këtij të penduari në duart e prokurorëve shqiptarë, ka shqetësuar disa pjesëtarë të një grupi kriminal në Elbasan, që kanë pasur hasmëri të vjetra me familjen Beqiri.

Praninë e një bashkëpunëtori drejtësie e bëri publike dhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë prezantimit të platformës ligjore Anti-KÇK deklaroi se: ”Vetëm përpara pak ditësh, një nga eksponentët kryesor të krim të organizuar ishte në sallën e gjyqit. Policia e Shtetit, sëbashku me prokurorinë dhe gjykatën në këtë rast, kishin marrë në mbrojte një familje të një të penduari. Pra, kishte një të penduar që kishte rënë dakord që të bashkëpunonte me shtetin për procesin e këtij krimineli dhe nuk është e lehtë, është një proces i gjatë. E gjithë familja e tij ishte vënë në mbrojte dhe shteti ishte angazhuar të mbronte këtë familje, që ky person i penduar të ishte në krahun e shtetit për të çuar procesin deri në fund. Që në seancën e parë, ajo që ndodh është se gjykatësi e liron në sallë kriminelin. Hyn me pranga dhe del me duar në xhepa”.

Ndërkohë personi i fundit, që u lirua në seancën e parë në gjykatë është Florenc Çapja, i cili u lirua nga salla e gjykatës me një vendim të gjyqtarit Tomor Kullulli.

Pikërisht ky gjyqtar, Tomor Kullulli, vendosi të pushojë akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve” për Çapjan, duke mos kaluar çështjen penale kundër tij as edhe në shqyrtim gjyqësor. Për këtë lirim, Policia e Shtetit pati një reagim të fortë publik, ndërkohë Prokuroria e Elbasanit, pritet që në ditët në vijim të apelojë vendimin e pushimit të akuzave në gjykatën e Apelit Durrës. / Nga shqiptarja.com

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrestohet personi që vuri zjarrin në Krujë

21:43 / August 8, 2026

“S’e harroj dot!”/ Vrasja në Korçë, dëshmitarja: E pashë djalin të shtrirë, gjaku i rridhte nga koka

21:41 / August 8, 2026

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen tre automjete

21:38 / August 8, 2026

Zjarri në Abazë të Krujës, ndërhyrje intensive nga ajri me 3 helikopterë të Forcës Ajrore

21:07 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.