Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbulohet pasuria marramendëse e ish-deputetit të PD-së, 2.8 milion euro vetëm për 2018

17:55 / May 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Agron Shehaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agron Shehaj u zgjodh deputet për herë të parë në vitin 2017 dhe u fut në parlament si një nga deputetët më të pasur. Kjo për shkak se ai njihet si një nga biznesmenët më të suksesshëm në Shqipëri dhe Itali. Për vitin 2018 ai ka deklaruar disa llogari të majme bankare me shuma që shkojnë deri në miliona euro, si dhe disa lëvizje të tjera financiare po ashtu me shifra të mëdha në euro. Më konkretisht Agron Shehaj ka deklaruar shtim të një llogarie bankare në Itali me 265.855 euro. Gjithashtu, ai ka deklaruar një llogari bankare me vlerë 7.066.869 euro, e cila është shtuar me 2.850.813 euro vetëm në vitin 2018. Si burim të krijimit të saj, Shehaj deklaron shlyerjen nga të drejtat e arkëtueshme. Po ashtu, ai ka deklaruar një tjetër llogari bankare me vlerë 44.7776 euro, pakësuar me 31 mijë euro në 2018. Shehaj ka deklaruar po ashtu një llogari bankare me 2.284.155 lekë, pakësuar me 1.004.611 lekë në 2018, si dhe një tjetër llogari bankare po në lekë me vlerë 1.165.968 lekë, shtuar me 677.506 lekë në 2018. Ai në formularin e tij të deklarimit të pasurisë bën të ditur edhe për pakësim të pasurisë në vlerën 4.500.000 euro në të drejtat e arkëtueshme si dhe shtim pasurie nga ana tjetër nga të drejtat e arkëtueshme nga shoqëria në vlerën po të 4.500.000 euro. Shehaj deklaron të ardhura nga paga 1.821.906 lekë, interesa bankare në vlerën 10.596 euro dhe të ardhura nga paga e bashkëshortes 22.000 euro.

Agron Shehaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane: Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar

22:46 / October 16, 2026

Bashkia e Shkodrës në flakë, godina s*lmohet me molotovë nga disa persona të maskuar

22:14 / October 16, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Avokati i Popullit: Në komisariate ka mbipopullim, kemi parë persona me shenja dhune

20:38 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.