Mbrëmjen e djeshme, bashkë me Nuredin Dumanin u arrestuan edhe 3 persona të tjerë të cilët dyshohet se bashkëpunëtorë të tij.
Mësohet se një nga të arrestuarit si përkrahës i Dumanit është Henrik Hoxhaj, ndërsa 2 të tjerët janë ende të ndaluar në komisariatin e Fierit pasi akoma mbetet i pa saktësuar përfundimisht pozicioni i tyre. Në momentin e arrestimimt, Hoxhaj nuk ndodhej në ambientet e banesës ku u prangos Dumani, por jashtë pallatit. Polica bën me dije se ka prova që e implikojnë atë si bashkëpunëtor apo përkrahës të Dumanit.
Ndërkaq, 2 të ndaluarit e tjerë nga policia dyshohet se kishin në plan ta largonin Dumanin nga Fieri për ta çuar në një qytet tjetër.
