Mazhoranca e majtë votoi të mërkurën mes shumë kundërshtive paketën anti-shpifje, e cila sipas komunitetit të gazetarëve dhe Bashkimit Europian përbënë hapa pas në lirinë e medias në shqipëri dhe ccensuron lirinë e shprehjes. Por pavarësisht oponencës së fortë, shumica qeverisëse gjeti plotë 80 vota në sallën e Kuvendit për ti miratuar këto ndryshime në ligjin e medias dhe që i japin AMA-s rolin e një gjykate që mund të vendos gjoba deri në 20 milionë lek kundër mediave të ndryshme audiovizive apo edhe elektronike. Kjo falë edhe vullnetit të një pjese të deputetëve të opozitës parlamentare, të cilët edhe pse kishin kundërshtuar më parë draftet e paraqitura nga qeveria gjatë procesit të votimit në sallën e Kuvendit votuan pro. Kuvendi publikoi tabulatin e votimit për paketën anti-shpifje, ku në tabelë janë të gjithë deputetët që votuan pro saj, ku ndër ta janë dhe disa parlamentar nga opozita. Kështu 7 deputetë opozitarë mbështetën mazhorancën në këtë nismë dhe bëhet fjalë për Eugen Bojaxhiun, Ediola Brahan, Ramazan Gjuzin, Selami Jenisheri, Aurora Marën, Nimet Musajin dhe Edmond Stojkun. Ndërkohë që sa i përket vet mazhorancës, ra në sy mungesa e votës së Edi Ramës (ishte larguar për në Itali), Bashkim Finos apo Fate Velajt. Gjithashtu dihet tashmë edhe vota abstenim e ish-ministrit socialistë për Eruopën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Pjesa e tjetër e shumicës qeverisëse u tregua e bashkuar në këtë votim duke votuar në bllok pro kësaj pakete, ndoëse disa deputet si Musa Ulqini apo Fidel Ylli kishin shfaqur rezerva gjatë diskutimit në komisione, sidomos sa i përket nivelit të gjobës apo rolit të Këshillit të Ankesave. Ndërkohë që deputetët që guxuan dhe votuan kundër sipas këtij tabulati votimi janë: Arben Elezi, Kujtim Gjuzi, Halil Jakimi, Korab Lita, Artur Roshi, Zef Shtjefni, Suzana Topi, Alban Zeneli. Ndërsa deputetët që abstenuan, përvecc Ditmir Bushatit, janë edhe Kostaq Papa, Klajdi Qama dhe Besnik Troplini. Ajo që bie në sy është numri i madh i deputetëve që kanë patur kartën e prezencës active dhe nuk kanë votuar. Mes tyre është emri i kryeministrit Edi Rama, i cili faktikisht duhet të ketë lënë kartën vënë në aparaturë, pasi fizikisht ndohej në Itali në momentet e votimit. Po ashtu deputetë që aparatura i tregon se kanë qenë prezent por nuk votuan janë: Arlind Cacani, Ligoraq Karamelo, Muslim Murrizi, Nikolin Staka, Vasil Sterjovski dhe Halit Valteri. Ndërkohë që një numër i madh deputetësh, një pjesë e tyre edhe pse morën pjesë në seancë, nuk preferuan që të ishin në sallë në momentin e votimit. Për këtë arsye ata rezultojnë të kenë munguar në votim dhe mes tyre janë edhe dy deputetët socialistë, Bashkim Fino dhe fate Velaj. Në fakt të dy deputetët socialistë nuk kanë qenë fare në seancë dhe nuk morën pjesë në asnjë votim. Ndërsa sa i përket pjesës tjetër të deputetëve që munguan në votim, janë kryesisht deputetë të opozitës së re që i kishin kundërshtuar këto dy ligje edhe publikisht. Kështu, bëhet fjalë për Adriatik Alimadhi, Amra Borovën, Fatjona Dhimtrin, ish-deputetin socialist Gjetan Gjetani, Ralf Gjonin, Rudina Hajdarin, Elda Hotin, Enada Kapllanin, Lefter Kokën, Lefter Maliqin, Andi Përmetin, Erion Picirin, Enver Roshin, Kocci Tahirin dhe Elena Xhinën.
Tabelë
Ja si votuan deputetët për paketën anti-shpifje
Votuan pro
Sadri Abazi
Arben Ahmetaj
Anastas Angjeli
Taulant Balla
Besnik Baraj
Vilma Bello
Ilir Beqaj
Ismet Beqiraj
Dritan Bici
Robert Bitri
Edlira Bode
Erion Bracce
Spartak Braho
Xhavit Bushaj
Ervin Bushati
Klotilda Bushka
Bujar Ccela
Bledar Ccucci
Jurgis Ccyrbja
Antoneta Fhima
Tom Doshi
Artemis Dralo
Luan Duzha
Milva Ekonomi
Ermonela Felaj
Eglantina Gjermeni
Damian Gjiknuri
Blerina Gjylameti
Luan Harusha
Elona Hoxha
Alket Hyseni
Vasilika Hysi
Eljo Hyska
Ardiana Jaku
Arben Kamani
Blendi Klosi
Mimi Kodheli
Ardit Konomi
Mirela Kumbaro
Evis Kushi
Reme Lala
Edmond Leka
Pandeli Majko
Ogerta Manastirliu
Ulsi Manja
Andrea Marto
Senida Mesi
Fadil Nasufi
Ilir Ndraxhi
Lindita Nikolla
NIko Peleshi
Arben Pëllumbi
Ilirian Pendavinji
Tatjana Piro
Xhemal Qefalia
Adelina Rista
Rrhaman Rraja
Gramoz Rucci
Eduard Shalsi
Adnor Shameti
Vullnet Sinaj
Klodiana Spahiu
Florenc Spaho
Elisa Spiropali
Paulin Sterkaj
Musa Ulqini
Sadi Vorpsi
Olta Xhaccka
Fatmir Xhafaj
Rolant Xhelilaj
Almira Xhembulla
Anduel Xhindi
Fidel Ylli
Deputetët e opozitës që votuan pro
Eugen Bojaxhiu
Ediola Braha
Ramazan Gjuzi
Selami Jenisheri
Aurora Mara
Nimet Musaj
Edmond Stojku
Votuan kundër
Arben Elezi
Kujtim Gjuzi
Halil Jakimi
Korab Lita
Artur Roshi
Zef Shtjefni
Suzana Topi
Alban Zeneli
Abstenuan
Ditmir Bushati
Kostaq Papa
Klajdi Qama
Besnik Troplini
Deputetë që kishin kartat prezent por që nuk votuan
Edi Rama
Arlind Ccani
Ligoraq Karamelo
Muslim Murrizi
Nikolin Staka
Vasil Sterjovski
Halit Valteri
Munguan
Adriatik Alimadhi
Amra Borova
Fatjona Dhimtri
Bashkim Fino
Gjetan Gjetani
Ralf Gjoni
Rudina Hajdari
Elda Hoti
Enada Kapllani
Lefter Koka
Lefter Maliqi
Andi Përmeti
Erion Piciri
Enver Roshi
Kocci Tahiri
Fatmir Velaj
Elena Xhina